7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Rrahman Xhaferllari

HOSHTECA.

( Nje veshtrim I pergjithshem ).

HOSHTECA eshte fshat ne Mokren e Siperme te bashkise Pogradec. Emri Hoshtece vjen nga fjala turke GELDINIZ, qe do te thote mirese vini apo mire ardheshi. Pra mund te perkthehet si vend mikprites e I pelqyer. Me te vertete ne kete fshat banojne njerez te mire , te dashur , te zgjuar e mikprites.
Fshati shtrihet ne nje terren malor e pjeserisht kodrinor. Ka toka te pakta por pjellore sepse ne pjesen me te madhe te dites eshte ne pranine e rrezeve te djellit. Aktiviteti kryesor i banoreve eshte blektoria. Mbarshtohen kryesisht te imta (dhen e dhi ). Tokat mbillen me prodhime bujqesore si grure miser fasule e forogjere per blektorine. Pemtaria perbehet nga arra ,lajthi ,molle , dardha ,ftonj etj.
Ne pyjet e korijet per rreth ka nje game te shume llojshme te drureve pyjore si ahu dushqet ( qarr ,ballgun ,Shparth etj ) . Ne Malin e Osoit qe ndodhet perballe fshatit ka shkoze lajthi , dushk e lloje te ndryshme shkurresh. Shume e perhapur eshte e dellinja e zeze dhe e kuqe , kokrat e te cilave mblidhen nga banoret e shiten si bime medicinale. Ne korijet e tokat rreth fshatit ka shume burime ujore si kroi I Urovit ,kroi I Skenderit , kroji I Osoit , kroji ne sopot ,kroi I Beqir Hoxhes , kroi I Lites ,I Stopanit ,burimi I Reizit etj qe kane uje te ftohte e te mire per tu pire.
Fshati ndahet ne tre lagje te ndara nga njera tjetra (ose tre mehalle ) sic u thone banoret. Lagjia e poshteme ndodhet me afer me fshatin fqinje Selce e Siperme Lagjia e mesit e lagjia e Siperme Jane me afer njera me tjetren. Ne kete fshat kane qene rreth 200 familje , por me levizjet demografike te ndodhura ne fillim te viteve nentedhjete e ne vazhdim ,shume familje ne kerkim te nje jete me te mire u larguan ne qytete te ndrysheme , jashte vendit apo ne Fshatrat fushore Tani ne kete fshat banojne rreth tridhjet familje. Ne lagjen e poshteme banojne fiset Mahmutllari Bajraktari e Xhaferllari Fisi me I madh eshte ai Mahmutllari.
Ne lagjen e mesme banojne fiset Laraku , Merruko , e Basholli Fisi me I madh eshte ai Laraku
Ne lagjen e Siperme banojne fiset Spahiu ,Minolli , Shembilko Bitro ,Vako Andrea Ndini e Shkembi Fisi me I madh eshte ai Spahiu Ne Hoshtece kryesisht ka banore te besimit Musliman. Ne lagjen e Siperme fiset Shkembi ,Bitro , Andrea Ndini e Vako Jane te besimit Ortodoks. Harmonija fetare ka qene e ngelet e mire.
HOSHTECA kufizohet nga fshati Selce e Siperme ,I cili eshte fshati me Iafert Kufizohet nga Fshatrat Pleshisht ,Homezh e Cervenake e me disa toka me fshatin Zemce e Trebinje. Infrastructura rrugore ka qene problem per banoret e Hoshteces e Selces se Siperme Me perfundimin e Rruges Qukes. _ Qafe Plloce e cila kalon neper Moker pritet te behet e mundur e rregullimi I infrastructures te fshatrave te kesaj zone
Keto ishin pak rreshta per Hoshtecen e njerzeve te mire ,pa dashur te bej historikun e saj Ajo eshte sipermarrje e shume njerzeve.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.