10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Rrahman Xhaferllari

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

DOLLIA. E. PA MBARUAR.

Tregim.

Ne ate kohe , ne ato vende behej raki shume e ajo pihej me meze e dolli.Burrat e asaj ane njiheshin per dollibashe te mire. Kishte nga ata qe thoshin qe ne M.. DOLLiA pihej me 101 e te tjere qe atje rakia pihej me opinge. Por nje gje ishte e vertete aty zihej shume raki , kryesisht kumbull e zjere dy here. Burrat e asaj ane ishin meraklinj te rakise. Ishte zakon qe kur diku vinte nje mik , mbushej konaku plot me te aferm e kokshinj te te zotit te shtepise. Kjo behej per te respektuar mikun Kerciste muhabeti e rakia per shtate pale qefe DOLLiA vinte rrotull Ishte bere zakon qe gota e pare te pihej per Partine e Komandantin ashtu si I thoshin udheheqesit te partise Ishim te varfer ,te lodhur e te keq yshqyer ,por per Partine e Komandantin goten e rakise e pinim plot duke u ndjere krenar per kete.
*****”””. Ishin vitet e para te demokracise Po pija kafe me nje mik , nje burre me fytyre te vrare e mustaqe te varura mbi buze Ne koke mbante nje kapele te zeze republike Fliste shtruar e ishte njeri I muhabetit Jetonte ne nje nga fshatrat e krahines M.. shume bashkefshatare ishin larguar nga ai fshat malor e kishin ndertuar jeten e tyre ne qytete te ndrysheme apo fshatrat fushore e afer qytetit. Sa here fliste syri I majte I dridhej lehte. Po veshtroja me kureshtje portretin e tij. _Ne ate kohe Kam bere dymbedhjet vjet burg politik _ me thote ai U denova per hic mos gje , por burgun e bera. Ashtu si ishte Ajo kohe, e spiunave dhe e operativit te sigurimit Kisha nje moter te re e te bukur Per mos marreveshje mes tyre ishte ndare nga I shoqi e banonte ne familjen time. Punonte e ishte mjaft e shkathet , por I ishte qepur keq nje operativ I ri sigurimi qe ato kohe kishte ardhur ne zonen tone. I binte ne qafe vazhdimisht e nuk I ndahej Nje dite e takova ne rruge e I thashe qe ta linte rehat.U be spec ne fytyre ,e mohoj e me keshilloj te shikoja punen time Nje te djele shkoj per miqesi ne nje fshat afer fshatit tone Te zotet e shtepise me priten shume mire Me mish ,dolli e kenge. Ishin thirrur e disa komshinj te tjere e muhabeti shkonte per shtate pale qefe. I pari beri dolli I zoti I shtepise e si zakonisht dolline e pare e pine per Partine e Komandantin Te gjithe I pine gotat plot Piva e une por goten nuk e mbarova te gjithe Mbasi mbaroj DOLLiA e te zotit te shtepise ,si mik qe Isha me takonte e mua te beja nje dolli Mora goten ,urova te gjithe e dolline e pare e piva per me plakun e shtepise ,duke I uruar shendet e pleqeri te bardhe Te tjeret moren gotat e po shikonin te habitur
_ Se ke mire o mik _ me thote nje fshatar sy kuq e buze trashe Se kemi keshtu zakonin _Epo , une jam mik te plaku Hymet e dolline e pare do ta pi per te Ai me ka nderuar e zemra me thote qe goten e pare ta pi per me te madhin ketu ,xha Hymetin Disa po peshperisnin me njeri tjetrin S pata kohe te mbaroja mire fjalen kur u hap dera e konakut e ja behu punetori operativ I sigurimit me nja dy tre vullnetare te tjere ,si u thoshin bashke punetoreve te sigurimit
Me dole ne shteg o Rakip te pata lajmeruar Beje dolline si behet.
Dolline , po vazhdoj si e ndjej _ I them. Armik tha e s priti me gjate. Bashke me njerzit qe e shoqeronin me nxoren jashte, me hipen ne nje makine e me cuan ne degen e puneve te brendeshme. Vazhdoj nje hetuesi e gjate e me akuza e fakte te montuara akuzohesha se Isha kunder vijes se Partise e Komandantit e per kete u denova me dymbedhjet vjet burg politik. Peshkesh nga torturat ne hetuesi e burg e kam e kete dridhje te syrit te majte _/Edhe sot e mbaj mend ate dolli te pa perfunduar ,shprehet ai

Rrahman Xhaferllari

“””””””””””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

NE DITET E PARA TE. EMERIMIT.

Nga shakate e shumta qe benim me njeri tjetrin nuk ndjenim as troshtjet nga rruga ne karrocerine e mbuluar te Zisit te xheniios . Nga levizjet e shumta te makinave ne kete rruge qe te conte ne kantjerin e ndertimit te aerodromit te ri ushtarak , ajo ishte demtuar dhe gropat e krijuara te shkundnin mire.
– Kjo te sheron guret ne veshka _ tha Durua Me kete te shkundur te mire s kemi nevoje per viziti apo doktor.
Ne qeshem me njeri tjetrin. Ajo qe tha shoku ishte e vertete . Rruga na kishte shkundur mire . Ne ishim nje grup shokesh , oficera te rinj qe sapo kishim perfunduar shkollen e larte ushtarake e ishim emeruar ne kete repart te ri aviacioni. Megjithese ishim te degeve e specialiteteve te ndryshme ishim njohur qe ne bankat e shkolles me njeri tjetrin .Papi kolonjari , me gazmori dhe me I vogli nga ne ne moshe kishte mbaruar degen e trasportit. Duro tepelenasi serioz e korekt degen e armatim _ municionit. Une ,mokrari I urte Isha diplomuar oficer xhenier , ndersa Dhimo permetari e Skender mallakastrioti ishin te dy oficere kembesorie ose gjithearmesh si quhen tani.
Ne repart, vajtem von dhe u sistemuam ne disa fjetore tip barakash qe ishin ndertuar per kuadrot xheniere te kantjerit te ndertimit te aerodromit. ”” Mengjesi , ishte nje dite e bukur shtatori . Perballe nesh ishte mali I Kakarriqit dhe perballe tij shtrihej fusha e gjere e Zadrimes ne te cilen ishte ndertuar aerodromi ushtarak . Pime nga nje caj apo kafe ne bufene e repartit tek usta Paloka dhe pasi veshem uniformen e re u rregulluam dhe u beme gati per tu paraqitur ne komanden e repartit e cila nuk ishte larg fjetoreve tona . Zyrat e reja te komandes dhe te shtabit akoma nuk kishin perfunduar se ndertuari. Nje nga ndertesat e kantjerit ishte pershtatur per zyrat e kesaj komande . Aty na priti nje oficer serioz I rregullt e me nje te folur te theksuar te gjuhes korcare. Ai ishte shef Roberti , shefi shtabit te regjimentit te aviacionit Mbasi u prezantua dhe u njoh me ne , na coj tek zyra e komandantit te regjimentit . Perballe nesh ne nje tavoline te madhe rrinte ulur nje burre trup madh , me krifen e flokeve qe dallohej qysh larg. U cua ,u afrua prane mesh dhe na takoj duke shtrenguar fort duart tona me doren e tij si panxhe Ishte komandant Gezdari ,pilot I klasit te pare I cili fluturonte me supersonikun mig – 21. Ngelem te hutuar nga pritja , udhezimet e porosite prinderore te ketij komandanti she njeriu madheshtor Gjate punes ne repart do te njiheshim me mire me kete komandant punetor korekt dhe energjik.
Shef Roberti na lexoj urdherin e komandes dhe na njohu me emerimet e detyrat tona Une do te sherbeja si shef i xhenios dhe I mirmbajtjes se aerodromit Reparti dhe aerodromi ishin te sapo ndertuar prandaj dhe kishte shume pune Gjatesia e madhe e aerodromit dhe shtrirja e objekteve te tij kerkonte levizje dhe dinamizem per kryerjen e detyrave Shkolla kishte perfunduar dhe tani niste rrugetimi yne I gjate ne kryerjen e detyrave ushtarake , rrugeti drejt se pa njohures. Aeroplanet sapo kishin ardhur dhe ne nje nga zonat e aerodromit , punonjesit e oficines se avioneve , perforcuar dhe me specialiste te skuadriljeve luftarake benin montimin e avioneve te rinj Pjesa tjeter e avioneve do te vinte nga regjimentet e Kucoves e te Rinasit . Aerodromi sapo kishte perfunduar se ndertuari dhe kishim shume pune per sistemimin , mirembajtjen she vizimin e tij . Gjithcka duhej bere gati qe fluturimet te kryheshin normalisht brenda rregullave te caktuara Kohe me pare ishin ulur e ngritur avionet e pare duke kryer fluturimet inaguruse Tani dhe ky aerodrom ushtarak ne zemer te Zadrimes duhet te merrte fryme lirisht duke kryer te gjitha detyrat e praktikes fluturuese Objektet nen toksore te teknikes fluturuese ( aeroplaneve ) ,te aparatures nderlidhjes , vend komandes se drejtimit , etj sapo kishin perfunduar se ndertuari nga reparti xhenier dhe do te merreshin ne dorzim nga ana jone Aerodromi I ri po merrte fryme lirisht per te nisur rrugetimin e gjate ketu ne zemer te Zadrimes Tok me te dhe ne oficeret e rinj do te nisnim bashke rrugen e gjate te sherbimit ne kete aerodrom dhe repart ushtarak.

Rrahman Xhaferllari

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.