Shkruar nga poeti..RIFAT ISMAILI)
RREFIME TE DEHURA NGA AROMAT E FEMIJERISE Përsiatje nga tregimi ” Mushka e Ramazanit” i Eduart Velit E lexova me nje fryme tregimin tuaj, mik i shtrenjte poet! Nje nderthurje mjeshterore ndermjet poezise qe zoteroni mire dhe prozes.Nje rrefim i embel dhe i shtruar si gurgullima e perroit, si shushurima e gjetheve, si krahe mellenjash qe ngrihen vrik ne ajer.Aftesia e nje rrefimtari qendron pikerisht tek fakti qe duhet ti beje gjerat te flasin.Dhe ky rrefim ne vete te pare, jep qartazi tabllone e nje femijërie te larget, nostalgjine e atyre viteve, kur femijet bridhnin me llasteqe nder duar dhe luanin zabeleve me topa leckash. Nostalgji per nje kohe te thjeshte, per njerez te pafjale e punetore , per ara te mbjella me grure e pambuk, per zetore qe canin rruget e perbaltura me zhurme, per.djem e vajza qe sillnin nga kroi pertej fshatit bucelat me uje. Nje rrefim qe mbart ne vetvete magjine. Ndonese i shkruar me realizem te plote, rrefimi percjell dhjetera personazhe e kujtime, por mbi te gjitha ajo qe mbizoteron skenen e tregimit eshte nje mushke. Po, po, nje mushke e pazakonte, e trajtuar nga i zoti si njeri. Saqe kur mbylli syte pergjithnje mushka, i zoti i beri varr duke e nderuar si te ishte njeri. Duke lexuar rreshtat e fundit ku pershkruhet dhimbja qe ndjene te gjithe per humbjen e mushkes te vjen keqardhje sikur po perjeton vdekjen dhe humbjen e nje njeriu te dashur. Dikur kafsha per njeriun ishte nje qenie fisnike. Nepermjet saj siguronte mbijetesen dhe buken e femijeve. Kafshet rronin ngjitur me shtepine dhe ishin te shenjta per familjen. Me delet apo lopet sigurohej qumeshti, leshi, ku krijohej dhe bereqeti familjar dhe nga gomari dhe mushka kryheshin punet e bujqesise dhe shume pune te tjera. Me te drejte femijet e asaj kohe tifozonin per gomeret dhe mushkat, sepse ato ishin pjese e pandare e femijerise se tyre, ishin shoqeria me te cilet rriteshin dhe hidhnin hapat e jetes. Me te drejte ju mik , beni krahasimin e dikurshem mes gomereve dhe veturave te sotme. Shume prej femijeve te sotshem nuk e dine c,eshte fjala gomar. Nuk e njohin natyren dhe fshatin, dhe rrojne te izoluar ne boten e internetit, duke tifozuar per makinat e bukura dhe telelefonet celular. Tregimi i shkruar ne nje gjuhe te thjeshte por te larmishme, pasuruar dhe nga dialekti i zones se autorit, merr vlera nepermjet nje pershkrimi te gjalle dhe te imtesishem, ku edhe sklepat ne syte e dikujt nuk i shpetojne shikimit mendje holle fe rrefimtarit. Lexon dhe nuk merzitesh kurre, edhe pse sic thashe eshte nje pershkrim i mbushur me vlera nga e shkuara , i dhene me plot tise ngjyrash dhe lirizem. Nje lirizem kembeperpjete, ngulmues, dehes, qe godet shpirtin si kembet e mushkes. Nje proze qe me kujton diku diku prozat e Gabriel Markezit. Nje sfond i gjalle fshati, imazhe dhe skena pa fund, personazhe, gati si nje film.Nje film i bukur viziv qe luhet ne shpirtin e autorit dhe del jashte, ne boten e letrave, duke shperthyer si dige lumi. Kemi pra, nje Eduart Veli jo vetem poet i dashurise dhe se bukures, por edhe nje tregimtar, qe me thjeshtesine e tij dhe me rrefimin e shtruar, troket ne porten e tregimit dhe hyn brenda si mysafir i denje. Nje tregimtar, qe bashke me proza te tjera, del perpara lexuesit te ri me nje kendveshtrim origjinal, pa u perpjekur te depertoje ne skutat e erreta te tregimit hermetik si qellim ne vetvete, apo te rrefimit prozaik e te merzitshem, qe shkruan shume e s’thote asgje, gjersa lexuesi pas disa rreshtave heq fare dore. Kemi nje autor qe e ndien tregimin gjer ne palce, me perkushtimin dhe vullnetin e Xhek Londonit, por ketu kemi te bejme me nje London te viseve jugore te Shqiperise, ku ne menyre precize riprodhon ngjarje te se shkuares duke i risjellur ne jete, dhe do te mbeten ne mendjen edhe e brezave qe do vijne. Proza e shkurter dhe tregimi jane gjini qe duhen levruar nga sqimataret, me pak penelata fjalesh duhet te kryesh magjine, dhe jo gjithkush ka prerjen ta beje kete. Por Eduart Veli, ia arrin me se miri ta bëjë ketë,ne tregimin e mrekullueshem” Mushka e Ramazanit” si dhe ne tregime te tjere. Dhe per mbyllje, me kujtohen fjalet e pleqve te mocem te fshatit, qe thonin, qe mushka po mos ti hidhte shqelmat vrik, do te kishte jetuar gjate. Eshte dhe si nje mencuri populli kjo thenie. Qe duket se thote se ne jete duhet te jesh punetor por dhe i shtruar. Mendoj se proza te tilla te fresketa si era e luleve te zabelit, si rrjedha e ujit mbi token e etur, na duhen gjithnje e me shume, thjesht per faktin se lexuesi eshte i lodhur vetem nga tregimet e jetes urbane, per te cilin shkruhet rendom. Ne si lexues kemi nevoje per arome fshati e kumbullash te sapocela ne ditet e pranveres, kemi nevoje ti rikthehemi edhe njehere si dikur lojës me top leckash e me kembet zbathur, kemi nevoje te gjejme dhe te stabilizojme kontaktin e humbur me natyren dhe me jeten e vertete. I urojme autorit, te ece ne udhen e tij e te mos ndalet, me torben e fjaleve magjike, qe shkon ta shperndaje si polen fushave te shpirtit.