14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Rregjina k.n.

 

E DUA ME VEDI MBI GJOKS LETREN ….e Lules se shpirtit

Me date 12 korrik 2020

tek *Nido Dei Pini a Savona Liguria*

ne ora 14. e 1′ minut

Nje leter fort te dashur

me ra ne dore

Fort e pershpirteshme

Nje leter qe kishte ndejte

ne nje portofol prej 8 vitesh,

ishte thy e hodhu nga hapje mbydhjet dite neteve

Nga leximet e rileximet

Kishte udhetu rreth e qark botes

Stacioneve, metrove,

e aerodromeve t’pa numerta

Ma ha mendja me siguri

Ishte njome mijera here

Me lote mallit e dashnijet

Sa dashni kishte mrend’

Malle qe dhemb, deri ne palce

Sa dhimbje, sa vujtje, sa humbje

Sa momente, te papershkrueme

Edhe engjejt u çune ne kambe

Kur me tha : po ta nap merre

Kete leter, ruaje mbaje vetem ti

Por ketu mos e hap…te lutem…tre here mu lut..ohh..Zot

Me ndihmo ta hapi sot

Mbas 6 ditesh..bodh durova

Me nep force ta lexoj pa u kthy

Ne dete me lote si ate dite

Kure kjo dore paska shkru keta fjale

Asht e madhe sa nje çarçaf

Ka mrenda çka vetem

nje zemer nanet

nje zemer bijet ka…

Ka çka pak kush ne kete bote

Ka fatin ti bien nje leter e tille

Ne dore…

E kote qe poetet

Do t’mundohen ta dublojne

Emocionet e kesaj leter

Vetem une po i provoj

Kete dashni qe mu dha

ne prezencen e kater veteve

ne tavoline…ku festohej

Vetem une e pata dhurate

Gjithçka temen merreni

gjithçka temen ma hiqni

Veç kete leter, kete çka sinifikon

Permrenda, jo.. mos ma prekni

E nji dite kure te iki

ma veni mbi gjoks..Amanet

Ne grope te shpirtit mes dy gjive

E dua..kudo qe t’pushoj

E nese njehere ju pata thane

Ma digjni trupin…sot ju la amanet

Per hater te kesaj leter

Me hir’ te shejte.. mos më digjni

Sdua as t’ja la askujte

ket cope shpirtit kaq me vlere

pa pasuni pa kapital

Ka mrenda tre shpirta fort t’shtrejte

Fort te dashtuna..

Ku zemra jeme ka me rrah me ta

Ku shpirti jem veç n’prehen te tyne

Don me dhane shpirte

Tash du me e hape me lexu

kete shpirt qe n’kyt leter asht shtri

Germe per germe, me aq dashni

E kam me e hape e me e palos

Miliona here sa t’kem fryme

Permendesh kam me e mesu

Romanze zemrash, bijash, nanash

Serenate ninulle neteve te mallit

Ka mem shoqnu

kur ka mem’ mberthy malli nfyt

per ty..per ju…per atë…

Askush smundet me e dite

As me e çmu, nji leter shpirtit

Me dashni te hyj’shme plot hir’

Tshejte e bekim…

Askush, e rradhe kush ka me ja dite

Fjales shkrume me lote, e shpirte

Tre gjana te trashigueme kam

Deri tash…n’kyt dynja…

Nji kryq sermit, prej sime Amë

Kete leter te vyer, sa jeta jone

Dhe nje biletinë te vogel

Te shkrueme dy fjale :

” Më fal” …te trija me gezojne

E ma trazojne kyt shpirte delikat

Sa e madhnishme, sa e shejte

Sa e pa pershkrueme, sa e thelle

Sa e dhimbshme aq e arte

Kenka fjala nanë. @rrekoni

Rregjina k.n.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.