do te inkurarojme njera tjetren.
Koha shkon, por dhe vjen,
Gjithçka rri e re, e vjetër;
Ç’është mirë a keq, e gjen,
Vraje mëndje veç, patjetër;
Mos ki shpresë e mos u ndruaj,
Ç’ është valë, do shkoj si valë;
Në çdo ngasje, si i huaj,
Rri i ftohtë dhe pa fjalë,
Gjëra plot para na dalin,
E në vesh na vijnë të tjera,
Por vëmendjen dot s’e ndalin,
S,’ kemi nge, ndaj i merr era.
Pa ngurrim qëndron mënjanë,
Tek vetveten e rigjen,
Kur me zhurma anembanë
Koha shkon, por edhe vjen.
As “AKREPIi” i saj nuk pjerret-
Kjo “PESHORE” e mendimit-
Drejt momentit që zë pjerret-
Fli e masës së gladimit,
Që nga vdekja e saj merr lindje
Edhe zgjat një çast, jo tjetër,
Për atë që e njef me bindje
Gjithçka rri e re, e vjetër.
Spektator si në teater
Në këtë botë përherë ji;
Luan njëri dhe për katër
Çirrja maskën gjithësesi;
Dhe në nxjerrtë lot fëtyre
Rri në qoshe veten ndjen,
Të kuptosh nga arti i tyre
Ç’është mirë a keq e gjen.
Çka do vij e çfarë ka shkuar
Janë dy pamje, veç një fletë.
Fillin ka për të shikuar.
Bash në fund kush nxë në jet;
Gjithë ç’ qenë e do vinë
I shikojm’me sytë e vjetër
Që t’u njohësh kotësinë
Vraje mendjen veç, patjetër.
Mbetkan po të njëjtat mjete
Që trysnojnë çdo gjallesë
Kanë rrjedhur mijëra vjete ,
Bota njef gaz e dënesë;
Tjetër maskë, e njëjta pjesë,
Tjetër goj, të njëjtët ruaj ,
I zhgënjyer per në besë
Mos shpreso e mos u druaj.
Mos shpreso kur ligësitë
Për ngadhnjimin lidhen jo rrallë
Ta kalojnë medyrësitë
Dhe në qofsh me yll në ballë.
Mos u trëmb kur përseri
Ndërlëvdrohen ne aq fjalë
Me ta kurrë shok mos ji
Ç’është valë, do shkoj si valë.
Me një këngë prej sirene
Bash kjo botë i ngre kurth dritës
Që të ndërrojnë aktorët skenë
Me karrem të josh drejt prites;
Aty pari qëndro strukur.
Veshin fare mos e luaj
Që nga shtegu ku je futur
Në çdo ngasje si i huaj.
Në qëllofshin, bëj mënjanë,
Në të në shajnë mos bëj zë;
Se dhe fjalët vlerë s’kanë
U di hujin , çfarë’pret më?
Le të thotë gjithkush ç’ të doj,
Kush të mund le të dalë,
Që mos lidhesh as me gojë.
Rri i ftohetë dhe pa fjalë
Në çdo ngasje, rri i huaj,
Ç’është valë, kalon si valë,
Mos shpreso dhe mos u druaj,
Vraje mëndje veç, patjetër,
Ç’ është mirë a keq e gjen ;
Gjithçka rrin e re, e vjetër;
Koha shkon, po edhe vjen!