K O M E N T
Kjo asht koha ma e keqe e njerzimit. Si mundet qe njeriu i lire sot në botë te kete frike se një shtet do ta sulmoje vendin e tij dhe mund te vdes?????
Sot njerzit e kesaj bote duhet te ruhen nga fatkeqesit natyrore, semundjet dhe pandemitë e ndryshme e jo nga shtetet diktatoriale siç janë sot Rusia, Koreja e Veriut, Irani apo terroristet islamikë.
Pa dashur të jap mend askujt por përgjegjes për gjendjen e krijuar nga sunimi për te pushtuar Ukrainen nga Rusia fajin e ka Europa dhe Amerika si garantuese e demokracise në mbare boten.
Nuk duhet te nderhyjne vetem kur ju cenohen interesat e ngushta. Pse kerkohet sot të përshpejtohen proçedurat për pranimet në NATO e BE kur kanë pasur kohe në dispozicion? Përse mbahen me shpresa shtete si Shqipëria e Maqedonia e Veriut me vite për t’u pranuar në BE? Përse Ukraina nuk ka avancuar Në pranimin ne NATO e BE kur dihesh rreziku qe i kanosesh nga Rusia qysh nga viti 2014?
Shpresoj qe populli ukrainas do t’ja dalin përballe një vendi agresor e pushtues por me ndihmen e mbare botes!