15.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Rrok Neli

Përshendetje miq te nderuar !
Këte foto e mora nga publiciteti qe po i bante një emisioni të se shtundes në darkë Top- chennell.Unë nuk e njoh anglishten edhe pse ne në France e kena komshie Anglinë. Në Shqipëri itakon me kenë ma larg Anglia e megjithate në televizionet shqiptare sidomos në emisionet e darkes shohim tituj programesh ma shumë anglisht se shqip.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ndoshta dikush mendon se unë jam” injorant” dhe nuk e dua zhvillimin dhe teknologjinë edhe pse jetoj prej ma shumë se 25 vjetesh në Francë. Kur ashtë puna për tu mburrur me gjuhën shqipe themi se asht gjuha ma e bukur në botë e kur vjen puna për ta folur e shkruajtur nuk na pelqen. Një pyetje të thjesht kam unë: sa përqind e shqiptareve u a dijnë kuptimin titujve te emisioneve në tv? Sa përqind e shqiptarë kanë internet të bollshëm për të lexuar e kuptuar sa ma mire përkthimin e fjalëve të vështira qe përdoren në televizionet shqiptare por edhe nga politikanët ?
Përgjigje nuk pres sepse megjithse nuk kam shifra te sakta ma merr mendja se as ata qe i përdoren nuk u a dijnë kuptimin e jo ma ata qe i shohin në ekranet e televizioneve.
Unë shoh televizionet franceze por shumë pak përdorin fjalët në aglisht në emisionet e tyre.
Nuk mendoj se ecet përpara duke kopjuar gjithmonë, por duke zhvilluar traditat, gjuhen , kulturën tonë shqiptare qe vertete e kena shumë të bukura dhe duhet të krenohemi me to. Fjalët e huaja ti përdorim me te huajt si , vizitorë, bisnesmenë, politikanë e jo me shqiptarët qe kuptojnë ma mire shqipen tonë të bukur!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.