(Kush të ketë kohe ta kexojnë.)
Po marr shkas nga vrasja e sotme në Tiranë por pa harrua me dhjetra e qindra raste në gjithë Shqipërine nga viti 1997 e deri sot, ndiej detyrimin qytetar jo vetem të mos hesht por të jap një mendin për të paradalua vrasjet ose për ti minimizua se paku.
Gjithmonë gjate kryerjes se detyres si ushtarak por edhe nga opinjoni e njerzeve kena thanë qe nuk zbatohen ligjet e shtetit e prandaj ka aq shumë krime.
Në vitet e para të demokracise kishte munges ligjesh sepse shumë vepra penale nuk ishin te parashikuara në Kodin Penalin e vjeter. Në fakt shteti ka funksinua por ligjet nuk janë zbatua siç ishin te parashikuara Në Kodin e Proçedures Penale apo në Kodin Penal. Mba shkaterrimit te shtetit nga vete shtetarët në vitin 1997 , armet qe ishin nepër depot e ushtrise u rrembyen nga shqiptatët dhe një pjese e mire e armeve janë edhe sot në duar tyre për vetmbrojtje por një pjese tjeter janë në duart e kriminelëve.
Parlamenti Shqiptar here pas here ka ba ndryshime në Kodin Penal por pa arrit kurr të japin efektin për eleminimin e armembajtjes pa leje e si rezultat as vrasjet. Sipas mendimit tim asnjë nga deputetët nuk e kanë pasur dhe nuk e kanë vullnetin për të hartuar e miratuar ligje parandaluese për armët dhe vrasjet.
Në situaten e sotme qe ndodhet shoqeria shqiptare ligjet
“Për armet” vrasjet dhe grabitjet nuk duhet të kenë asnjë alternativë qe mund të përfitojnë në ulje denimi as prokurori e gjykatesi e mbi të gjitha nuk duhet të përfitojë krimineli. Për një periulle kohe nuk duhet të kete “nga e deri” po denimi duhet të fiks pa kushte lehtesuese.
E fundit jam shumë kritik për punonjësit e Policise se Shtetit. Ose janë frikacakë një pjese e tyre jo të gjithë ose janë të korruptuar në kontrollin e elementeve keqberes. Nuk ka si te jete ndryshe kur përsona në kerkim levizin lirshëm, kur persona të armatosur mbajnë në makinë kallashnikollin apo pistoleten në brez dhe nuk e kanë frikë punonjësin e policise.
Unë mendoj se në cdo kohë krimineli e keqberesi duhet me pase frikë policin e jo polici ata.
Në këtë koment nuk thashe ndonjë gja te re që nuk dihet , por mendoj se duhet të ngrihet opinjoni shoqeror për të demostruar kunder kesaj kangrene qe po vret shqiptaret e njëkohsisht, ligjevenesit në Parlament të miratojnë ligje ma të rreptave të mos flejnë gjumë se një ditë do tju bien në koken e tyre indiferenca ose mosdashja qe tregojnë sot në sigurimin e jetes se qytetarëve.