Pregaditi Gjin Musa,Akademik.
PROFIL/ Kush është Bajram Begaj, mjeku ‘ushtarak’ që do të bëhet President.
Me origjinë nga Rrogozhina, i martuar dhe me dy fëmijë, Begaj është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe që prej vitit 1998 shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Biografia dhe karriera e Shefit të FA-së:
Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.
Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer: “Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri; “Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri; “Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri; “Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA; “Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi. Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.
Ai ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.
I UROJME SUKSE NE DETYREN E RE DUKE I SHERBYER ME DEVEOTSHMERI KOMBIT SHE REPUBLIKES TE SHQIPERISE SHE PAPREKSHMERIASE TE KUSHTETUTES DUKE E ZBATUAR ME PERPIKMERI LIGJET E SAJ .