9.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

RUDI BERISHA

-KU JENI, KU ËSHTË GJERGJI I SHQIPËRISË ?
-Ku janë shqiptarët qe në kokë kanë plisin e bardhë, ku janë të tillët qe në maje të gjuhës kanë pasur Gjergjin e madh të Shqipërisë, ku janë këta qe harruan betejat, luftën dhe shpatën e Gjergj Kastriotit Skënderbe, ku janë…?
-Gjergjit ja thyen shpatën
Çlirimtarit ja vodhën pushkën
Flamurin kuqezi çdo ditë e njollosin
Shqipërisë i thonë nënë kur i copëtojnë tokën
Tokës i thonë atdhe vetëm kur e shesin
Lidhin besën vetëm kur mashtrojnë popullin
Të tillë hije të zeza sot udhëheqin me politikën
Këtu ne mesin ton ka disa shpirt-shitur antikombëtar…
-Këtu në atdhe Shqipëri-Dardani (Kosovë), janë thyer nder, besë e ka humbur dashuria për mëmëdheun, këtu janë lidhur mashtrimi, hajnia dhe tradhtia në mes veti, këtë na ka sjell politika përçarëse dhe antikombëtare nga njerëzit qe flasin gjuhën ton shqipe për fatin ton të keq, ne populli jemi ne mes katër rrugëve, kemi mbetur të shtypur, izoluar dhe të varfëruar, zëri i të varfëritë është i nëpërkëmbur shumë, dhe popullin e kanë varfëruar qe mos ti dëgjohet zëri…
-Zgjohuni, bjeruni, mos duroni shtypje
Ne kemi qen të fortë në kohëra të vështira
-Zgjohuni mos lejoni pranga dhe varfëri
Mjaftë kemi vuajtur për bukën e gojës
Kemi luftuar për komb, atdhe e liri
-Zgjohuni të lumtë e të bekuarit e mi
Zgjohuni o populli shqiptarë i nëpërkëmbur
I tradhtuar, mashtruar dhe i harruar e i ndarë
Ne mes veti me kufi e padrejtësi
Zgjohuni…
E ,,qëlloni’’ me forcën e dorës se përbaltur
Me dorën e mbushur dashuri për atdhe
Qëlloni, mos ju besojini me atyre qe ne
Ju besuam i ngritën me gjak në qeveri
Ata harruan të parët, harruan gjakun
Gjakun e dëshmorëve qe ranë për liri
Shkelen mbi amanetin e të parëve tan
Mbi dhimbjet e plagët e popullit tonë
Zgjohuni, zgjohuni, zgjohuni
Për nder të dhimbjeve të TROJEVE SHQIPTARE…
-RUDI BERISHA-
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.