JETOJ NË MES VDEKJES DHE VDEKJES I FLAS
(Në nderim të pagjeturve-kidnapuarve)
1.
-Nën dheun e tokës jetoj prej vitesh
Jetoj i humbur në gjurmë të kohës
I mbyllur nga dora e korbave të zi
Që padrejtësisht më qëlluan me vdekje.
-Jetoj këtu e shpirti jeton në përjetësi
Nëna ime varrin hap e ka prej vitesh
Aty mbi gurin e bardhë e ka shkruar
Ka shkruar emrin time martir i atdheut.
-Ku jeni ju o shqiptarët e mi të kohës
Mua në pragun e shtëpisë me lidhën
M’i lidhën duart me arrestuan armiqtë
Se unë e desha lirinë e gjithë atdheut.
-Sot kockat e mia janë tretur në dhe
Shpirti nuk më rri rehat deri në të vërtetën
Jam këtu i mbyllu në pellgje dhe shkëmb guri
Me kërkoni këtu do me gjeni shqiptarët e mi.
2.
-Pse na harruat neve të lidhurve më pranga
Në mesin tuaj ka dhe ca që quajnë temë të mbaruar
Por ku e kam varrin unë i vrari dhe i masakruari
Ku të më sjell nëna e babi lulet mbi varrin tim.
-Nuk dua të ju lutem që të më kërkoni
Unë nuk jam i pa gjetur po jam i arrestuar
I vrarë e’i prerë më duar të lidhura më litar
Nga armiqtë sllavo-serb pushtuesit e Kosovës.
-Unë jam djali juaj e shqiptari i Dardanisë
Qëndrova në kështjellën e tokës së atdheut
Isha në klasën e pestë i ulur në bankën e shkollës
Mësoja gjuhën shqipe të largoja errësirën nga sytë.
-Vetëm duke mësuar do të hapim dritën e jetës
Jetoj në mes vdekjes dhe vdekjes i flas përditë
A do kthehem në varrin qe nëna hap e ka për mua
Aty dua të pushoj përjetësisht i qet unë martiri.
3.
-Më kërkoni eshtrat e mia të përgjakura
Këmishën ende e kam të veshur në trup
Zinxhirët i kam të lidhur në duart e mia
Bardhësinë e takova në qiellin e kaltër.
-Unë jam këtu ku bari ka dal mbi dhe
Ca gur të rënd m’i kanë hedhur mbi mua
Këtu qëndroi i fort si një heroi i fshehur
E sa dua eshtrat e mia të hy në varr atdheu.
-Unë i pagjeturi jetoj në dritë të madhështisë
Mos me qani po m’i kërkoni eshtrat e mia
Këtu na kanë mbyllur armiqtë tan serbo-sllav
E unë dua të jetoj martir në varre të Trojeve të mua