17.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Rudi Berisha 

 

ÇDO GJË NË ATDHE ËSHTË FITUAR ME GJAK
-BETEJAT, LUFTËRAT E HERONJVE, DËSHMORËVE ISHIN QE TË ÇLIROHET TË GJITHA TOKAT, TË ÇLIROHEN TOKAT E T’ BASHKOHEN MË NJË SHQIPËRI..Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, duke përfshirëRudi Berisha
Prishtinë, 17 qershor-Sot për fatin tonë të keq, për fatin e shqiptarëve të Kosovës, ka disa qe në duar mbajnë hartat, mbajnë hartat qe të copëtojnë tokën e Kosovës qe është fituar me djersë, gjak. Është fituar me gjakun e të gjithë atyre martireve, dëshmorëve, heronjve qe luftuan me pushkë për çlirim, liri të atdheut.
-Çdo gjë këtu është fituar me shumë gjak, betejat e heroit të kombit, dëshmorit të parë të lirisë nga radhët e UÇK-së të Zahir Pajazitit kundër armiqve, kundër atyre qe me pa të drejtë kishin ardhur dhe kishin pushtuar tokën tonë, tokat tona shqiptare ishin nën betim për luftë, çlirim të të gjitha tokave shqiptare, për çlirim dhe ribashkim të trojeve shqiptare ne një Shqipëri, ky ishte betimi dhe lufta e të madhit Zahir Pajaziti-t.
-Betimi dhe lufta e Familjes Jashari me në krye me komandantin, trimin e luftëtarin e pa epur Adem Jasharin, po ashtu dhe Hamëz Jashari ka folur bukur drejtë për ca akademik dhe ca qe mendonin qe Kosova do çlirohej me fjalë, me bisedime, çlirohet atdheu nga karriget e në mënyrë paqësore. Hamëz Jashari ja tha bukur fjalës, por ja krisi pushkës, kështu qe Kosova është çliruar me luftën e Familjes Jashari, me luftën e shumë luftëtarëve të lirisë, me luftën e dëshmorëve qe me trupa të tyre të përgjakur e paguan çmimin për lirinë tonë, lirinë e Kosovës.
-Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare u radhitën vasha dhe djem (Gra dhe burra), i dolën sy me sy e ballë për ballë armikut me të egër, me të pamoralshëm, me kriminal qe njeh sot historia në Evropë dhe me gjer, armikut serbo-sllav dhe kishtar e fashistë serbo-çetnik. Këta burra dhe gra disa humben jetën në fushën e nderit, disa dhanë gjymtyrët e trupit të tyre për çlirim, liri, atdhe dhe për çlirim të tokave shqiptare, për ribashkim të nënë Shqipërisë.
-Vëllezërit Shkëlzen e Luan Haradinaj u betuan në flamurin kuqezi, u nisën në rrugën qe të jeni çlirimtar të atdheut, brenda në shpirtin e tyre gufonte dhe zjarri ndizej akoma me shumë gjatë betejave dhe luftës se tyre për çlirim, liri dhe me betimin për të çliruar tokat shqiptare dhe ti bashkohen nënës tonë të bekuar Shqipëri. Amaneti i tyre ishte : Luftën vazhdoni, tokat çlironi, armikun sllav shporren nga trojet tona, dhe amanet na e lanë nderimin e dëshmoreve, amanet dëshmorët na e lanë atdheun, tokën, Shqipërinë.
-Fehmi e Xhevë Lladrovci në rrugën e tyre në duar mbajtën pushkën e lirisë, krismat e pushkëve të tyre frikuan, tmerruan armiqtë tonë sllavo-serbë. Krismat e pushkës se këtij qifti bashkëshortor shqiptarë, Idealist dhe në kokë me plis të bardhë, zëri dhe krisma e pushkëve të tyre dridhen e gjithë Evropën, dridhen e gjithë botë. Zëri i tyre dhe uniforma e tyre çlirimtare, fjalët e tyre për çlirim të trojeve tona shqiptare, çlirim dhe shporrje të armiqve tanë, çlirim dhe ribashkim ne një Shqipëri.
-Fehmi e Xhevë Lladrovci ranë dëshmor, rrugëtuan drejtë përjetësisë me këngën kënduar nga vet këta dëshmor : Mos ma luani gurin e kufirit, lufton deri në çlirimin e tokave shqiptare, gjakun e dëshmorëve nderoni, por nderi me i madh është çlirim, liria dhe amaneti jon të jetësohet, amaneti jonë është bashkimi i shqiptarëve, çlirimi i trojeve shqiptare dhe të bashkohen në një Shqipëri.
-Nën këtë betim, duke u betuar nën hijen e flamurit tonë të përgjakur kuqezi, nisën luftën të gjithë ato gra dhe burra, të gjithë shqiptarët patën një qëllim, qëllimi i tyre ishte çlirimi dhe ribashkimi i Shqipërisë.
-Askush nuk ka drejtë, nuk do guxoj të shkel mbi amanetin, të përbuzë qëllimi e trimave, luftëtareve dhe dëshmorëve të lirisë. Askush nuk do guxoi të thyej betimin e atyre trimave, Idealisteve, shqiptarëve të ndershëm, qe lanë fëmijë, gra, nëna me lot në sy, i kthyen shpinën duke e çmuar me shumë lirinë, duke nënkuptuar nder-dijen e tyre, se as familja nuk e ka vlerën e merituar kur vendi, atdheu është i robëruar, dashuria për familjen, vendin, atdheun rritët dhe kultivohet vetëm kur atdheu është i çliruar dhe merr frymë lirshëm.
-Luftëtarët, dëshmorët, heronjtë me vetëdije të plot u radhitën në radhët e çlirimtarit, me vetëdije të plot sakrifikuan shumë nga jeta, flijuan dhe trupin e shpirtin e tyre për lirinë tonë. Trupi i tyre u gjakos për çlirim, liri e atdhe, toka mban shumë varre dëshmorësh qe janë kurora lulesh për çlirim, liri e atdhe.
-Askush nuk ka të drejtë të luaj me fatin e popullit, kombit shqiptarë. Askush nga ne, nuk ka drejtë dhe nuk do duhej të guxonte të luaj me fatin e popullit, qe me shpata në duar të qëndrojnë e të shtyjnë agjendën e tradhtisë për të copëtuar tokat tona shqiptare, këto grupe politikanësh qe punojnë kundër vullnetit të popullit duke u munduar qe këto marrëveshje të na i sjellin si të mira, të na bindin neve popullit si të drejta dhe zgjidhje për të ardhmen.
-Këto marrëveshje janë kundër luftës qe bërën dëshmorët, kundër gjakut qe derdhën dëshmorët, këto marrëveshje janë plan dhe program i armiqve tan, kush i bashkohet planeve të armiqve tanë ai nga populli shqiptarë cilësohet dhe do të quhet tradhtarë. Historia nuk hesht, ajo shkruan në faqet e saj, mos të ju gjykoj historie se me pas me figurën tuaj do të turpëroheni ju dhe të gjithë pasardhësit tuaj, kujdes –kujdes nga historie dhe gjykimi popullor shqiptarë.
-Për fatin tonë të keq, ka dhe ca analistë, politolog qe ngritin tezat e tyre qe për njohjen e shtetit tonë, Republikës tonë të Kosovës ti kërkojmë armiqve, vrastarëve, shovinisteve sllavo-serbë se sa miliard euro kërkojnë qe të na njohin shtetësinë e Kosovës. Sa lag ka shkuar mendësia e njerëzve antikombëtar dhe njerëzve qe në mendje dhe në shpirt kanë padituri dhe vrer. Sa larg kanë shkuar këta njerëz të tillë, qe në prani të popullit bëjnë, ne emisione televizive ofrojnë pazare për tokën, shtetin dhe kombin shqiptarë, ku flitet për lekë, aty është pazar, si këto televizione ju dhurojnë mundësi njerëzve të tillë të flasin për tregti dhe për blerje të njohjeve.
-A nuk kemi dhanë mjaftë ne shqiptarët e Kosovës, kemi dhanë mbi 1432 fëmijë nënë moshën 18-vjet, këta fëmijë shqiptarë i theren me thikë, i vranë, i masakruan fashistët serbo-sllav në pragun e shtëpisë, në tokën dhe atdheun e vetë.
-A nuk kemi dhanë mjaftë ne shqiptarët e Kosovës ku na i dhunuan motra dhe nëna tona mbi 25.000 vajza dhe gra e duke shkuar dhe me në ekstrem qe dhe organet e tyre i bërën lodra për argëtim, këto i bëri regjimi-fashistë serbo-sllavë.
– A nuk kemi dhanë mjaftë ne shqiptarët e Kosovës ku kemi mbi 1600 shqiptarë civil i kemi të zhdukur, ku as eshtrat nuk i kemi për ti varrosur këtu ne atdhe, të gjithë këta shqiptarë i morën fashistet çetnike-serbo-sllav, i morën në pragun e shtëpisë.
-A nuk kemi dhënë ne shqiptarët e Kosovës mjaftë, kur në shtëpi tona, në pragun tonë, tokën tonë, atdheun tonë na vranë mbi 12.000 gra dhe burra (Civil shqiptarë, na vranë vetëm pse kemi fol shqip dhe kemi qen shqiptarë), ku masakruan dhe bërën gjenocide mbi popullin e pafajshëm shqiptar, këto krime i kryen fashistët çetnike-Serbo-sllave.
-A nuk kemi dhënë ne shqiptarët e Kosovës mjaftë ku kanë vdekur duke luftuar dhe janë dëshmor mbi 3000 luftëtarë të lirisë, burra dhe gra qe ranë dëshmorë duke luftuar për çlirim, atdhe dhe liri.
-A nuk kemi dhanë ne shqiptarët e Kosovës mjaftë ku me se shumti kemi pasur të burgosur politikë nga shqiptarët në burgjet e Ish Jugosllavisë respektivisht të Serbisë, shumë nga këta të burgosur kanë vdekur nën tortura dhe shumë kanë mbetur me pasoje gjatë gjithë jetës. Këto tortura i kanë bërë kriminelet fashist dhe për fatin tonë të keq dhe ca bashkëpunëtor (Spiun-tradhtarë), shqiptarë.
-A nuk kemi dhënë mjaftë ne shqiptarët e Kosovës ku kemi të djegura banesa dhe shtëpi mbi 178.000 dhe bagëtitë na i kanë vrarë, e gjithë Kosovën e kanë djegur dhe kanë bërë shkrumb e hi, këto krime mizore i kanë kryere fashistët serbo-çetnike-sllave.
-A nuk janë mjaftë qe mbi 1.000.000 shqiptar fëmijë, gra, burra i dëbuan nga shtëpitë e tyre, nga atdheu i tyre, i dëbuan në rrugët dhe i lanë nën qiellin e hapur, a nuk janë mjaftë këto. Të gjitha këto krime dhe këtë luftë fashiste e gjenosidiale e ka kryer regjimi fashistë serbo-sllavë.
-A nuk ju duken mjaftë juve ,, analist-politolog,, të gjitha këto fakte qe janë plagë e hapur e popullit shqiptarë ende, a nuk është mjaftë ky çmim i paguar nga populli shqiptar për tokën e tij. Kjo tokë ishte e jona, na u mor me dhunë, ne populli shqiptarë i Kosovës e paguam me çmimin me të lart qe ka në tokë, ne këtë tokë edhe pse ishte e jona ne e kemi paguar me trupa fëmijës, me trupa nenesh, me trupa pleqsh, me truam luftëtarësh të kthyer në dëshmor, me humbje të shtëpive etj…
-Ju sot edhe pse çetnikët, fashistët serbo-sllavë na vranë dhe kryen gjenocid kundër popullit shqiptarët të Kosovës, edhe pas gjithë këtyre krimeve qe bërën mbi ne, ne si dëmshpërblim ti dhurojmë armiqve, vrastarëve, çetnikeve serbo-sllav për njohje, për te pranuar shtetësinë e Kosovës, me e pyet qeverinë kriminale serbe se sa miliarda euro i donë për njohjen ton. Për çka me i dhanë këto euro, qe na dhunuan, qe na djegën, qe na vranë, qe na masakruan neve shqiptarëve, për çka, me thuaj ti analist i pa tru dhe antikombëtar, ose i shitur m çmim të lirë tek armiqtë tan …
-Populli shqiptarë i Kosovës nuk duhej të jep asgjë, vetëm duhet larguar nga pushteti dhe qeverisja njerëzit qe janë shitur lirë tek armiqtë tan. Këta politikanë të korruptuar, të shitur dhe me ide antikombëtare, me planet e tyre për ndarje dhe copëtim, duhet larguar sa me parë nga aty, nëse nuk largohen nga pushteti, një ditë to jetë vonë, toka do copëtohet, atdheu do rëndohet dhe gjaku i dëshmorëve do na mallkoj.
– Ju bej thirrje të zgjoheni shqiptarë të ndershëm, ta mbrojmë nga e keqja dhe padrejtësinë e radhës qe donë ti ndodh Kosovës, të ngritim zërin për mbrojte të lirisë, atdheut dhe tokës tonë, ajo qe është fituar me gjak dëshmorësh të mbrohet, të vazhdojmë për liri dhe të drejta të shqiptarëve qe janë nën sundimin sllavë.
………………………
Rudi Berisha
Dardani Antike, 17 qershor 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.