8.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

RUDI BERISHA

KËRKOJ DRITË PËR FJALËT E MIA
No photo description available.
-Dritë kërkoj për rrugët e mia
Kam ndezur fanarin e lapsit tim
E kam mbush me gjak të dëshmorëve
Dua të shkruaj për Trojet e Shqipeve.
-Dritë kërkoj për fjalët e mia
Kam lindur në kohën e protestave
Në atë botë qe rrugët u përgjakën
Dua të shkruaj për lavdit e trimave.
-Dritë kërkoj për martirët e atdheut
Kam nisë rrugën në nderim të tyre
Me lapsin tim të mbushur me dhimbje
Dua të shkruaj për betejat e kryetrimave.
-Dritë kërkoj për të gjitha nënat e dhunuara
Kam pa me sytë e mi plagën e tyre në jetë
Koha e tyre është kthyer në errësirë në tokë
Dua të shkruaj për lëndimin e vdekjen e tyre.
-Dritë kërkoj për fëmijët e vrarë e masakruar
Me lapsin e ndërtuar me kockat e fëmijëve
Sot dua të jem zëri i ngritur nëpërmes vargjeve
Dua të shkruaj në flamurin e gjakosur kuqezi.
-Dritë dua në këtë tokë me mjegull të natës
Unë dua të shuaj errësirën në tokën e dhimbjes
Pse me rrënoni o korba të zi kalanë prej guri
Dua të shkruaj për trojet e kthyer në gjak lirie.
© RUDI BERISHA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.