22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

RUDI BERISHA

-Adem Jashari-
-Sot jam këtu para teje komandant
Sa mirë ty të rri uniforma e luftës
Pse komandant trupin të kanë përgjak
Ku i ke shokët qe të luftoni ju bashkë?
-Pse hesht të lutem komandanti im
A ju kanë sjell juve armët qe i kemi ble
Ne i kemi nisë lekët për armët për ju
Ku janë shokët pse vetëm po luftoni ?
-Sot flas me dritën e atdheut në tokë
Jam këtu pran teje i ndritur komandant
Beteja juaj ndërroj rrjedhat e historisë
Ku ishin shokët tuaj kur ju luftuat ?
-Jam këtu pran varrit tuaj komandanti im
Jam këtu e lule nuk ju sjella juve mbi varr
Po kam një letër e dua të lexoj për ty Adem
Ju i flijuat qe atdheu të jeni i ngritur në piedestal.
*Letër për ty komandanti im Adem Jashari,
-I dashur dhe i ndritur Komandanti im Adem Jashari, sot jam këtu në Prekaz, në tokën e Drenicës tonë heroike, në tokën ku është kthyer në dhimbje, luftë, vdekje dhe në gjak, kjo tokë u kthye në krenari dhe është shkruar në faqe të historisë tonë me të te re, në histori e mbushur me beteja dhe lavdinë tuaj Komandanti im Adem Jashari.
-Sot jam këtu dhe të flas ty, e di Komandanti im qe me dëgjon, por unë qe këtë letër po qe kam shkruar, po e lexoi, turpërohem para teje se si është mbetur populli shqiptar, si është katandisur, si e kanë zhytur në varfëri, mjerim dhe si i behët padrejtësi thuaj nga të gjithë ,, liderët’’, tan këtu në Kosovë.
-Kur ju po niseshit Aksionet, shumë ne mesin tonë nuk patën guxim as të flasin, as të mbështetshin moralisht ty, jo fare ushtarakisht, por sot të tillët Komandanti im janë bërë me ,, hero’’, se ju heronjtë e vërtetë.
-Sot këtu janë bërë me mija- mija luftëtar, por në kohën kur ju po luftonit vërtetë i keni numëruar në gishta se sa kanë qen vërtetë luftëtar ose gueril kundër armiqve dhe kanë krye aksione në stacione milicore të asaj kohe.
-Sot ka veteran të vërtetë, jetojnë me dhimbje dhe në varfëri të madhe, janë të nëpërkëmbur dhe të shtypur nga padrejtësia, besa për fatin tonë të keq dhe i ofendon një pjesë e madhe e shoqërisë (disa nga politika pacifiste), besa dhe ca individ të pamoralshëm dhe të pa fytyrë, por ndjehuni krenar, këta veteran janë pasqyrë e mirë e rrugëve kombëtare në histori.
-Komandanti im, kanë marr certifikata dhe janë bërë veteran këtu në Kosovë edhe ca njerëz qe ishin shërbëtor të armiqve, ca njerëz qe kurrë nuk luftë nuk kanë qen, e qe besa e kanë sabotues dhe fyere luftën tuaj, betejat tuaj dhe flijimin tuaj, këta janë vetëm mashtrues, mashtrues qe në emër të veteranit, luftës marrin- hajn pa të drejtë nga arka e shtetit, nga djersa e popullit shqiptar në Kosovë.
-Komandanti im Adem Jashari, unë një letër shkrues, një shkrimtar i vogël qe sot po të lexoj këtë letër me dridhje zëri dhe jam me lot në sy këtu para teje, unë jam vetëm një rrugëtar i vogël qe vie nga Llapi i komandantit të Gueriles së Zahir Pajazitit, vie këtu të flas me dritën tuaj, me gjakun tuaj, me kullën tuaj o Komandanti im Adem Jashri.
-Sot jam këtu, përballë teje Komandant, vie të ju shprehi dhimbjet e mia për padrejtësitë e vëllezërve të mi gabimtar, e gabimet e tyre po e dëmtojnë rënd popullin shqiptar dhe po e lidhin me papunësi dhe po e dërgojnë drejtë varfërisë të skajshme.
-Çka të ju flas për armiqtë e tan, armiqtë tuaj, ata janë dhe armiqtë e mia dhe janë armiqtë e mbarë kombit shqiptar. Unë po largohem tani Komandanti im Adem Jashari, nga ty mora heshtjen, heshtja juaj është qortim për të gjithë popullin shqiptar në mbarë Trojet Shqiptare.
-Ne të gjithë duhet të jemi të drejt, të sinqertë, të dashur dhe punëtorë, të jemi shërbëtor të popullit, luftëtar të kombit, mbrojtës të Tokave dhe Çlirues të Shqipërisë.
© RUDI BERISHA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.