10.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

RUDI BERISHA

FLAMUR MBI KULLA TË KUSHTRIMIT NËPËR KOHË
-Zahir Pajaziti-Imazhi mund të përmbajë: 1 person, tekst
# Pushkën ta kërkoj për disa ditë Zahir, ca plumba i kam ruajtur për korbat e zi, të lutem Zahir me falë një copë dritë nga nuri juaj qe ti dal Zot atdheut tonë të nëpërkëmbur dhe të rrënuar nga brenda, nga disa faqezi.
-Me dhuro një copë guxim dhe forcë të dorës tënde o trimi im, Zahiri im, me dhuro forcë të grushtit tuja të qëlloj ca korba qe na sillën mbi kokë me vite, shekuj, nuk mund të pajtohen me çlirimin dhe lirinë e atdheut, tokës tonë të bekuar shqipe, nuk po mund të pajtohen më humbjen e atdheut të shqiptarëve.
-Ju o trimi im, trimi i vëllait tuaj, ju jeni meteor dhe i ngritur nga toka deri në qiell, ju jeni drita dhe dielli mbi atdhe, ju ishit nismëtari dhe vure themelet e para të Gueriles, ju me trupin tuaj qe e bëtë urë për shqiptar, gjakun i dhurove tokës për çlirim, shpirtin i fale përjetësisë për liri, ju o trimi i vëllait, ju o Zahir Pajaziti, Zahiri im, ju jeni meritor në tokën tonë Atdhe, në atdheun tonë të lirë…
-Zahir, Zahiri i vëllait, me dhuro pushkën tënde, dua të behëm ushtar i atdheut, ushtar i veshur dhe i rreshtuar në rrugën për të fituar lirinë, të jem ushtat të mbroj tokën, pasurin e atdheun nga disa qe flasin gjuhën shqipe, janë nga soji jonë, se për armiq ju dhe ne moti e dimë, ata e duan tokën tonë të pushtuar dhe pasurin tonë e lakmojnë shumë, popullin e duan të përçarë dhe atdheun ton të rrënuar. Zahiri im, me thuaj sonte një fjalë, me thuaj fjalën e fundit siç e the ti vite me parë…?
-Zahir Pajaziti, Zahiri i vëllait, këtu çdo gjë ka marrë dheun, këtu çdo gjë është rrënuar, të gjithë djem dhe vasha kanë një dëshirë, të ikin nga atdheu për një jetë me të mirë. Sa me vie të qaj dhe të turpërohem para teje Zahiri im, ndihem i mërzitur dhe shumë i përmalluar, ndihem dhe i turpëruar si nuk ruajtën amanetin dhe shkelen disa betimin tuaj, e ne disa heshtim dhe ende jemi duke heshtur, ende jemi duke ulur kokën e korbat na flurojnë mbi kokë, por disa nuk kanë sy ti shikojnë, disa të tjerë shkelin dhe mbi gjakun tuaj.
-Zahir, Zahiri im, ty mos u mërzit, mos u pikëllo, unë vërtetë jam shumë i pikëlluar, kur po flas me ty, kur letrën e kam shkruar, tani këtë letër qe po ta lexoi ty, jam i zhytur në lot dhe djersë, jam i mbuluar me armën e fajësisë, pse ne shkrimtarët, poetët nuk bëmë dhe nuk po bëjmë me shumë qe të ndrisim dhe të shkruajmë për bukurit dhe dashurinë qe ka atdheut, të shkruajmë për të mirat qe i falën dhe na i fal atdheu, pse nuk arritëm qe dashurinë e atdheut të fusim në zemra të vashave dhe djemve shqiptar në çdo pëllëmbë të tokës, trojeve shqiptare, pse?
-Zahiri im, Zahiri i vëllait, me lotët nëpër faqe unë po iki, po nisëm për në kasollen e vjetër, po iki nga këtu, se shpirti po me digjet për një fjalë, për fjalën, për fjalën çlirim, për fjalën bashkim, për fjalën e mbi fjalë, për emrin shqiptar, po digjem për tokën e Shqipërisë.
-Zahir Pajaziti, Zahiri i vëllait, me fal, me fal për luftën tënde, nderime dhe respekt qe ju bashkë me shokë na sollët lirinë, lirinë tonë, lirinë e të gjithë neve, por disa në liri puthen pasurinë, përqafuan pushtetin, u bërën dorë e hekurt dhe po jetojnë duke mashtruar popullin, po jetojnë larg popullit, popullin e kanë futur në një mjegull të madhe.
-O Zot e beko këtë popull kaq të mirë shqiptarë, Zot shtoj dije dhe dije këtij populli shqiptarë, shtoj dije që te di të dalloj: kush është e mira, kush është e keqja, Zot fati i të gjithë neve është në dorën tuaj, andaj na ndrysho gjendjen o’i Madhi Zot.
© RUDI BERISHA #
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.