# LIRI E FITUAR ME GJAK- UÇK-

-Luftëtarët që më pushkë në dorë luftuan për çlirim, liri të atdheut, luftëtarët që linden nga populli, luftuan për popull-atdhe. Luftëtaret, këta djem nënash qe u bërën dëshmor, u bërën dëshmor për liri të popullit, për liri të atdheut, u bërën dëshmor për të çliruar dhe ribashkuar Trojet tona shqiptare, këta janë meritorët e atdheut.
-Askush nuk ka të drejtë, as kush nuk duhet të guxoi të mundohet të dënoj vlerat dhe UÇK-në. UÇK-ishte e gjithë populli, mbështeti populli dhe lindi e doli në skenë-luftë nga populli për popullin. UÇK-ja luftoj me armiqtë-fashistë-sllavet, çetniket-serbë, luftoj për drejtësi, për çlirim, liri, shtet, luftoj për të drejtat e shqiptarëve, luftoj që të largoi armiqtë, pushtuesit serb nga Kosova, nga atdheu i dardaneve, nga toka e shqiptarëve.
-UÇK-ja po mundohet të dënohet, jo individët siç po shkruajnë, po thonë disa mendje prishur, mendje grisur. UÇK-ja po sulmohet në formën me të keqe, me shpifje të disa shqipfolësve, me aktakuza të armiqve tan, me aktakuza të Serbisë fashiste dhe kriminale e çetnike.
-UÇK-ja është duke u sulmuar, është duke u akuzuar, është duke u munduar që të dënojnë, të quajnë si “ Organizatë terroriste dhe kriminale ”. Ju populli im, duhet kuptuar njëherë dhe mirë, UÇK-ja ishte, është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tokës së Dardanisë Antike, UÇK-ja është dhe do jetë vlera me sublime, vlera me e pastër në gjithë botën.
-Kjo vlerë duhet ruajtur, mbrojtur, kjo vlerë qe lindi nga shqiptarët e Kosovës, kjo vlerë do jetë dhe vlerë për gjithë Evropën, ne shqiptarët të radhitur në UÇK-do i tregojmë Evropës, botës se si duhet pasur guxim dhe vullnet të hekurt që të çlirohen nga thundrat shekullore të robërisë tokat tona dhe tokat e gjithë atyre popujve që sot janë të pushtuar nga armiqtë e tyre. Tek UÇK-ja ka shembuj më të mirë se si duhet dashur dhe si duhet rënë dëshmor për atdhe, çlirim, liri të popullit.
-Shqiptarët që nga djepi i shqipeve, nënat na kanë treguar dhe folur për atdhedashuri, na kanë mësuar që të i dhurojmë atdheut dashurinë, trupin, shpirt dhe jetën.
-Nuk ka asgjë me të shtrenjtë më të vlefshëm se jeta, dëshmorët vlerën më të madhe jetën e dhanë për atdhe. Këta luftëtar, çlirimtarë që sot akuzohen për “ Krime lufte ” në atë botë ishin bashkë- shokë më dëshmorët, ishin në betejën lufte dhe në vijë të parë të frontit për liri, për çlirim dhe për popullin shqiptar.
-E dashur motër dhe ju i dashur vëlla, mos lëshoni dorën e çlirimtarëve kaç shpejt, kaç lehtë, mbani dorën e tyre, mbani fjalët tuaj përballë djemve dhe vashave të UÇK-së, mos lëndoni gjakrat e trazuar të fëmijëve të Luftëtarëve-Çlirimtarëve, mos lëndoni fëmijët e tyre më fjalët tuaj të pa mendura, të gabuara, kujdes, dhimbjet dhe lotët e tyre mund të jen ndëshkim për ty.
-Populli im, kujtoni dhe përjetoni për një çast lotët e nënave të luftëtarëve, çlirimtarëve, vishni për një çast këpucët e tyre të mbushura dhimbje-gjak, ecni me këpucët e tyre nëpër rrugët e atdheut, nëpër malet ku janë zhvilluar betejat gjatë luftës, rrini për disa çaste pa ujë, pa bukë, qëndroni në acarin e ftohtë, rrini në shi dhe dëborë, qëndroni më rroba të lagura, kur të përjetoni këto do mendoni ndryshe, do bashkë-ndjeni me luftëtarët, çlirimtarët, kur të përjetoni të gjitha këto do jeni bashkë në këto dhimbje me fëmijët e luftëtarëve, çlirimtarëve të lirisë.
-Për të kuptuar dhimbjet dhe mallin e nënave që djemtë dhe vashat ju nisën për në luftë, duhet të vishni këmishën e tyre të përgjakur dhe të lagur me lot të syve të tyre, duhet të fërkoni ballin e rrudhur të të gjitha nënave që ju çahet shpirti nga dhimbja dhe malli për një përqafim të djalit, vishini këmishën e rënd të ndërtuar më plumba pushke, ndjeni ato ditë të luftës, se lehtë është të gjykosh sot në liri, në liri flasin të gjithë, por kur u dha kushtrimi ishin pak që folën dhe patën guxim më fol.
-Përjetoni përqafimin e fundit të nënave më djemtë e tyre, djemtë dhe vashat e tyre u nisën për në luftë, u kthyen të vdekur dhe të mbuluar më flamurin kuq e zi, a nuk ju duket kjo dhimbje e rënd, por dhe njëkohësisht është krenari qe pati Kosova kësi vasha dhe djemsh që të luftojnë dhe të dhanë jetën për liri dhe atdhe. Por dhimbjet e nënave ende dhe sot kullojnë gjak…
-Mos ju gëzoni fatit, fatkeqësisë, mos u përqafoni më padrejtësinë që ju bëhet çlirimtarëve, me padrejtësinë qe i behët UÇK-së. UÇK-ja është dhe do jetë Lavdia e popullit shqiptarë, do jetë e vërteta dhe vlerë për gjithë Evropën dhe e gjithë botën.
Me ty UÇK-ti UÇK- i dhe emër jetës time, ti-UÇK-na solle Lirinë-
…………………..
© RUDI BERISHA,
Kryetar i Klubit Letrar “ Zahir Pajaziti”, Podujevë
Dardani Antike, 06 Nëntor 2020