Ajo…
(Në nderim përjetësisht të Regjisores, Burbuqe Berisha)
-Ajo po udhëton me erën e letë pranvere nëpër qiell
Shpirti i saj po kthehet tek përjetësia e të jetoj përjetë atje…
Ajo është duke përqafuar bukurit qe syri nuk i ka pa
Po atje do bej regjin më skenarin e aktorit rebel…
-Atje mbi retë e bardha është bërë skena gati
Aty është anija qe do lundroj mbi shtatë palë qiell
Mbi shtatë palë bukuri qe kurrë nuk i ke përjetuar
Sot TY t’u dhurua koha qe vetëm të udhëtosh
Për rrugën e paqes për të qëndruar Atje përjetësisht
-Ec nëpër tepihun e kuq te shtruar vetëm për TY Burbuqe
Ec duke mos i kthyer kurrë sytë nga toka qe keni shkel
Por duke lënë pas gjurmë e një fotografi të varur në mur
Duke hapë dhimbje në mes miqsh qe ishin pran teje dikur
-Sot ditëpikëllimi e’u mbush gota me helmin e zisë
Atje mbi kokë të rri kurora e bukur me lule të bardha
Afrohem të gjithë afër teje për të përcjell në dhomën e fundit
Si t’ themi lamtumirë kur ju tani po rilindeni ne mes luleve
Ku aroma e tyre do qëndroj përjetësisht në kujtesën e studenteve
-Shko në rrugën qe tani jeni nisur e nuk do ktheheni kurrë
Atje të presin Zana, Qëndresa, Arbëria, Monika e shumë tjerë
Të presin qe të jen bashkë me ty Buqe e kthyer në lule të kuqe
Atje do bësh regjin me aktorët të veshur më rroba të bardha
Po atje qe përditë do të interpretojnë nën tingujt e melodisë
-Por ju përherë të fundit po vështroni e më dorë në faqe rrini
Nuk i keni frikë errësirës se ju ka pushtuar ndriçimi i llambës
Sot të gjitha udhët tua janë zbardhur nga rrezet e hënës së bardhë
Ajo po bie në gjumë të thellë qe të zgjohet nesër pa dhimbje
-Sot të gjithë jemi bashkë dhe me lot malli të themi Lamtumirë
Po me zë e një-zëri të themi mos na harro neve këtu kurrë
Ne do shkruajmë e do shikojmë fotografin tënde Buqe
Ju ishit forca në ditët e rënda ishe shqiponje në fluturim
Ku qiellit i ktheve ngjyrën e studenteve forcën për udhëtim
-Shko Buqe, po-po shko dhe mos kthe kokën pas…
Mos na shiko lotët tanë qe sot shumë jemi lagështua
Jemi këtu duke ta bërë më dorë si në shfaqjen e vetmitarit
Atje do gjesh vajza e djem aktorë qe do bëni regjin për kurorë
Do luani shfaqjen e ndarjes nga toka me qiellin përgjithmonë
Atje do jesh përjetësisht po atje në mes aromës se bardhë…
Shko Buqe e ne për herë të fundit te themi L a m t u m i r ë