17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Rudi Berisha

SYSHQIPONJË E ZEMËR LUAN
NË FLAKË BAROTI PËR ÇLIRIM TË ATDHEUT
(Bekim Berisha-Abeja)Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
1.
-Nisi udhën prej luftëtari e atdheun përqafoj më dashuri
Lirinë e pikturoj në murin e kujtimit në vendlindje
Aty mbi ato brigje të Junikut në folën e shqipeve
Aty veshi rrobat e dëshmorit për liri të Kosovës
-Eci trimi rrugë të gjatë e nëpër bjeshkë ditë e natë
Syri i tij i vështronte përditë armiqtë serbo-sllavë
Ishte sypatrembur dhe guximtar i madh nëpër luftime
Abeja nuk i pati frikë vdekjes se vdekja për te është lindje
-Kohë te gjatë qëndroj Abeja nëpër luftëra në gjithë Ballkanin
Por vetëm kundrejt një armiku kriminal dhe barbarë në tokë
Kundër armiqve serbo-sllavë trimi vetëm plumba ju dhuroj
E çdo herë për tokën e Mëmëdheut Shqipëri Abeja triumfoj
-Në shpirt kishte te qëndisur flamurin e Skënderbeut
Me kushtrimin e Hasanin Prishtinës po rreshtohet në luftë
Në gji Abeja po e mbante flamurin tonë kombëtar kuq e zi
Unë po luftoj e po bie dëshmor për tokën tonë Shqipëri
-Le të pushoj unë ndër varre vetëm ju të rroni në liri
Kështu ju drejtua popullit shqiptarë Abeje kur po luftonte
Le të behëm unë i dashuri i dheut po fëmijët tanë të jenë të lirë
E nëse jam nën dhé e guri të koka me rri unë luftova për Shqipëri
Qëndrova me etje prej shqiptari qe me shekuj kanë luftuar
Tokat tona me i çliruar dhe me nënë Shqipëri me i bashkuar
Me i bashkuar tokat qe padrejtësisht armiqtë na i kanë nda
Sot unë po luftoj qe nesër ju o popull dritë ne atdhe me pa
Nëse plumbat më qëllojnë të lutem oj motër mos ma qaj
Po mbi trupin tim të përgjakur me flamur kuq e zi më mbulo
Nënë e dashur mos vajto për mua se unë kam rënë dëshmor
Sot oj nënë dhimbjet e trupit të gjitha po me pushojnë në Kosovë
Në vend të pikëllimit këndoni këngë për shokët e mi
Për të gjithë qe duke luftuar ranë dëshmorë në pavdekësi
Për ta ju lutem o popullim im të thoni ndonjë fjalë të mirë
Mos na qani tek varret po na gjaku jonë ju ta gëzoni lirinë
-Nga gjaku jonë ju do i ndjeni rrezet e diellit te ngrohtë
Udhët tua o popull im i dashur do jen të hapur përjetë e mot
Abeja luftoj dhe u kthye në dëshmor për çlirim të Dardanisë
Aty ku pikoj gjaku nga trupi i Abejes sot shumë lule kanë lind
2.
-Lulet kanë lloj-lloj arome në kopshtin e Mëmëdheut
Por aroma e gjakut tënd Bekim Berisha është ndryshe
Gjaku YT i dha tokës e popullit aromën e çlirimit te lirisë
Ju Bekim Berisha jeni lule e veçantë me aromë për çdo stinë
-Kur lulet çelin në tokën e larë më gjak te dëshmorëve
Aty janë ujitur rrënjët e luleve qe lindin në kohë të rrallë
Aty vinë shqiponjat dhe qëndrojnë përherë në fluturim
Arome e dëshmorëve çdo kohë dhe brezave ju fal ngjyrë
Edhe në guri në atdhe kanë lindur dhe çelur lulet e lirisë
Aty kanë lindur lule të kuqe të kthyera në gjak të heronjve
Por mbi çdo lule delli lëshon rrezet e tij te nxehta vere
Lulja qe ka aromë më të këndshme është ujit me gjak dëshmorëve
© RUDI BERISHA, 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.