9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Rudina Muharremi Beja

LIRIA

Mbrëmjes vonë e kyçi derën,
siç përherë bënte
natën la jashtë.
Ishte e lodhur…!

Shfletoi të jetës, një faqe tjetër
mbi të pa shkruar asnjë fjalë,
një tjetër ditë rrëzoi muzgut
shurdhoi zhurma e boshllëkut,
vetëm një korb krraurrinte
degës së thinjur të lisit plak,
tek priste ditën të zbardhej maleve
shqiponjat ku fluturojnë lart… .

Kushton liria!
Hone, kreshta, thepa e pengesa,
rrugë të vështira,
Sa tatëpjeta…!
Qiejt shpuar prej ofshamash
një mijë çikash thyher yjtë
zhgënjimi shtyn shëllunga resh
zbrazet ajri…
ngrihet trishtimi grataçelash
zemërohen vetë perënditë… !

Më në fund gjumores eshtrat çlodh,
e lodhur ishte,
rrugë të vështira…
Të lartë e ka çmimin liria!

17/02/2020

PIKËLLIMI I NJË ÇASTI..L'immagine può contenere: una o più persone e cielo

U nxi qielli pikëllimit të pamat
rrahur shuplakave të erës së molisur
përkundur lisat stuhisë së tërbuar
e degët braktisur fronin qiellor
dheut mëkatplot…përulur

U ngrys, e egërsinë ia rrëfeu me stërpikë akulli
një sythit të njomë,
që rrezes së vakët të shkurtit i besoi,
ligështuar hukamës,
akoma gjallon…

Llamburin shkrepëtimave asfalti shtratin lagur,
kanosur, ca gjethe zënë vend në një cep
trembur prej qiellit feksur rrufeshë
udhën një zog kish humbur drejt folesë,
jo larg…, qielli me të purpurt ishte ngjyer
e ajrit të praruar shpaloseshin ylberë…

28/02/2020

AFTËSI…L'immagine può contenere: una o più persone, persone in piedi, albero, pianta, spazio all'aperto e natura

Sa histori, sa jetë,
sa dashuri mbërthyer indiferentizmit shqisor
rrokullisur honeve të pakujdesisë….
E pikerisht aty,
tek aftësia për të soditur
brenda oazeve të padukshëm,
qëndron mundësia për të qenë
“i vjedhur” nga jeta.
Aty,
ku çuditë çoroditëse në fermentim
lulëzojnë kristale fjalësh
që me impuls intuitiv,
tërbimin e një ispirimi
ia grabit shkretëtirës së indiferencës,
duke ushqyer me fije drite
pasionin për të kapërcyer kufijtë e kurajës,
në kërkim të pafundësisë së misterit, për të rigjetur,
e për t’i rikthyer shpresës,
guximin për të qëndruar në jetën tonë kalimtare …

1/03/2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.