17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Rudina Muharremi Beja

VETMIA
May be an image of 1 person
Bujtina,
sa shumë bujtina
bujtur nga vetmitarë,
që botën përmes frëngjish vështrojnë,
agimet kur zbresin,
e mbrëmjet ngadalë kur shkojnë
me trishtimin e lamtumirave në shpirt…
11/04/2021
“”””””””””””””””May be an image of 1 person, standing, lule, pemë dhe ambiente të jashtme
Ishte prill…
Ishte prill, nënë…
E mban mend,
Kur në këmbim të sfilitjes së ditëve,
Buzëqeshjen e parë të dhurova
E rrahjet e shpeshta të gurgullimës jetë,
Që vrapuan me bukurinë e lotit
Duarve të tua të buta,
Që aq shumë më kishin pritur,
ndërsa zemra jote e tejmbushur
si një mrekulli mbështjellë me fërgëllimë
m’u bë strehë?
Deri atëherë
pranverat ëndrra endën,
Çelën sythe të pafajshme
e unë,
Si lundërtare shpirti
renda me to
me rrezen e vagëlluar,
Me erën e luleve që më mbarti,
Përkëdhelur alkimisë së flladeve,
horizonteve përherë e më të gjerë,
e mbi shpinën e qyteteve,
që dergjej pritjeve të përmallshme,
për t’u rikthyer gjithmonë strehës tënde
e për të të rigjetur …!
9/04/2021
“””””””””””””
Dashuri fëmije
Sa dashuri mbart përqafimi i një fëmije,
Që mbase s’patëm kohë mirë ta ndjejmë,
teksa orët e lodhura si pirg zhelesh na shtynë
sakrificash si gjethet pa jetë…
Udhëtuam në vagonë ditënetësh,
vitet duke shkelur me zinxhirë.
Ata u rritën, u plakëm ne
e s’dihet, vallë humbëm ne ndjesitë,
apo ata s’dinë të përqafojnë po aq mirë!
7/04/2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.