20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Rudina Papajani

VETËM ATY…Imazhi mund të përmbajë: 1 person

Të shoh të tronditur mbas dere,

pas një dritare si vegim,

rrugët shpërthenin lotët,

ndjesi e shpirtit në agim.

Të shoh të heshtur,

sepse aty ka mall,

shqyerje të kraharorit,

britmë e ëmbël në belbëzim,

cikje të një qielli,

fluturim në largësi.

Vetëm aty je shije e bukur,

shi i ngrohtë që të lag,

ujë gurgullonjës në gjethen e sapo dalë.

Të shoh të njomë në të linjta,

në avull e pasion,

thonë se kur lindi ngjyra ,

preku rrënjët e mëkatit tonë.

Aty mbas pemës lindi jeta,

aty fshehur në lëndinë ,

dashuronim si të marrë,

unë dhe zogu në shtegtim…

RUDINA PAPAJANI

“”””””””””””””””””

TI KALON….

Ti kalon nga perëndimi i diellit,

aty ku lutesh për pak qetësi,

vecse ligjëron i vetmuar,

aty ku nuk gjendet asnjeri.

Ti kalon rrezet e fundit ,

aty ku gjendet pak nektar,

mos harro rrezet do çelin ,

aty ku lind i shenjti mall….

RUDINA PAPAJANI

“”””””””””””””””””””

KAM MALL….

Kam mall,

aty në pemën ku fara,

bëhet vesë e rringjallet,

nga shkëlqimi i beftë.

Kam mall për ty i dashur,

në orët dhe ditët pa zgjim,

në zjarrin që ndizet e përpëlitet ,

nga mungesa e prushit.

Kam mall nga pritja e gjatë ,

në ajrin që lajkoset me natën ,

è përgjon egërsisht shpirtin tim të butë.

Sot qenka ftohtë ,

aty në qelqet e fshehta që tronditen,

nga mungesa e zërit tënd.

Diçka mes lotit dhe tulatjes,

bërtet ..hidhet në ajër,

mbyllet aty mbas perdes,

ku fshihen trazime,

dallgë..rrjeta të dëndura,

që nguten mes dritës dhe borës së kuqe.

Mesa duket priten udhë të reja,

orë të çuditshme ,

tik take të çmendura,

që nuk i binden mendjes së kthjellët.

Nëse malli është dhimbje,

pritja është plumb,

frymë që djeg….

RUDINA PAPAJANI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.