22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Rustem Beshku

NDËRROI JETË GAZETARI I NJOHUR, YMER MINXHOZI.
Më 2 qershor 2021, një matjan i njohur i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, veteran i luftës së dytë botrore, mbylli sytë përgjithmonë në Tiranë, në moshën 91-vjeçare. U lind në vitin 1931 në fshatin Shëlli të Matit. Që në moshën 13-vjeçare ka marrë pjesë në luftën nacionalçlirimtare. Pas mbarimit të luftës së dytë botërore, morri pjesë në shumë punë vullnetare për ndërtimin e shtetit të pasluftës. Ndërsa gjatë gjithë jetës së tij është marrë me shkrime dhe gazetari.
Pasi mbaroi studimet në Moskë në vitet ’50 për gazetari, ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore e më pas për shumë vite ka drejtuar revistën “Shqipëria e Re”. Ymer Minxhozi ka përfaqësuar vendin tonë në disa kontakte diplomatike, kulturore e bisedime me vendet fqinje dhe ato evropiane. Gazetar aktiv dhe i përkushtuar në profesionin e tij, prezent me shkrime dhe pas viteve ’90. Është autor i librave me esse, satirë, shënime udhëtimi dhe kujtime: “Rruga “Gorki” nr. 19, “Buzë lumit të kuq”, “Kamboxhia në luftë”, “Ishulli kryengritës”, “Intervistë me djallin”, “Zërat e natës”, “Izraeli”, “Darkë me Perandorin”, “Shqetësimet e Xhek Patersonit”, “Vrasja e individit”, “Nastradini në Jeruzalem”, “Aristofani fsheh biografinë”, “Tibeti, si e pashë unë”, “Avokati i djallit”, “Shansi i humbur”, “Era e mykut” tregime, “Ditar në tre kontinente” shënime udhëtimi, “Borë e zezë” tregime, “Aforizma satirike”, “Kina, sfida e shekullit” monografi. Ka shkruar dhe poezi, nga të cilat veçojmë vargjet: “O moj Shqipni, / ti je rast i rrallë, / importon patate, / eksporton intelektualë…”
Ymer Minxhozi ishte gazetar, publicist e diplomat me stazh të gjatë e më me përvojë në shtypin shqiptar. Do të mbetet i gjallë në kujtimet dhe veprat që la në jetën e tij. Edhe në moshë të thyer nuk pushoi së shkruari, sepse ishte deri në fund një mendje e kthjellët. Lamtumirë, shkrimtari Ymer Minxhozi!
“”””””””””””””””””””””””””

Na ndau paraja, vella!
@@@@@@@@@@
Shkuan muaj,e vite,
Njeri tjeterin pa u pa.
Kohe e eger, na korite,
Na ndau ,paraja ,Vella!
Moret rruget e kurbetit,
Vite te shkuara,pa u pare.
Kane hy kohet e kiametit,
Zemra cope ,na eshte ndare.
Ne mes na hyri ,si vullkani,
Kjo paraja e duhur e shkrete.
Ju humbi ,burreria e zani,
Dheu prinderit,nuk po I trete.
Mortje e dasma ,nuk po bahen,
Me pas sebashku ,si dikur lezet.
Buke ne sofer ,nuk po hahen,
Parja eshte leter me dert.
Ti moj pare ,dalesh fare,
Na e bane ,boten lamesh.
Ti rri e fsheur ne marre,
Njeriu me ty ,ndjen amesh.
Hej kurbet,burg I lire,
Por pare, merr me shume.
Jeta do bahet me e veshtire,
Nese parja ,fle nene lume.
Rustem Beshku
Durres albani
03/06/2020
“””””””””””””””””May be an image of Rustem Beshku dhe tekst

Dyert e jetes!
@@@@@@@@@
Shtepia eshte streheza njerzore,
Dalim e hyjme ne nje strehez nene qiell.
Hapen dyer gjendemi prore,
Rrenje te thelle paskemi mbjelle.
Flasim me vete pran mureve ,
Kujtimet cerek shekulli na vijne
Gjysmen e jetes kaluam udheve,
Prap ne shtrat gjejme qetsine.
Hije burrenie troket ne dere,
Askush sot ska kush te ma hapi.
Vitet dhimje paskan mbjelle,
Tek me I shkurteri gjer te me I gjati.
Mu ka ra mureve suvaja ,
Tjegullat kan leviz prej vendi.
Mos me paska zene hataja,
Ma nuk kthehem njeri trendi.
Baje te fle gjumi spo me zene,
Fik celulare e drita ne shtepi.
Me duket vetja I huaj mrene,
Kur zoti me te sheru sme jep fuqi.
Mos jetoni me hallin tim,
Sdal lypsar ne rruge te zotit.
Jeta qenka thjesht mashtrim,
Vetem shtyjme ditet e mot motit.
Rustem Beshku
Mati
Albani
01/06/2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.