13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 18 Mars 2026

Ruzhdi Keraj

Miku

Nji mik

po ma lavdonte

shume krijimtarin

ku e ke shkru?

e pyeta dhe qesha

me e shkru -foli

ka pune do kohe

do dhe pak harxhe

qe ta bash taman…

lene i thash dhe prap qesha

po e bane ndonjihere

bane byrek me dy pete

pa harxhe mrenda!

“””””””””””””””””

Kush tha se andrrat plaken

si plaken oret,ditet ,vjetet

vjetet kur vrapojne

nxehen dhe i bertasin kohes

ma ngadal hej ec ma ngadale

dhe e ndjejne sa budallej bahen

Ne andrra nuk ka ore dite e vjet

prandaj gezojne e vrapojne

“””””””””””””””””””””””””””””

Nese?

Nese trokitja e jeme te zgjon

del ne dritare e hape si dikur

gjyshja s’asht ma ,me sha e me tru

dhe me e mbylle dritaren me zhurme

nese trokitjen e ndin por je zemru

nen dritare do t’fishkellej

nese prap dritaren mban mbyll

ika une ,do lodhesh te me gjesh

nese ,sa fjale e pa bukur nervoze

si nji trill kapricoz kjo fjale

te penduarit ,e mbajne me vete

nese do t’veprojsha kshtu apo ashtu

do t’ishte ma mire !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.