20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Ruzhdi Keraj

Paftyrsia nuk asht nji ftyre jo e bukur
as nji gojace qe t’xjerr vesht me fjale
nuk asht as nji borxhli qe t’mohon borxhin
as ai qe t’shet miqsin per dy para
paftyrsia mund tjet nji ftyre e bukur
e mbshtjelle me buzqeshje e shaka
mund te jete ne fise e n’fare I dashtun
goje mjalte qe dine me ty ,me qesh e me qa
mashtrusin e njef prej proves se pare
hilcit I a pret rrugen dhe ja ndalon turrin
rrencakun e len n’qefin e vet rrenen me tjerre
t’paftyrit nuk ja gjen rrfanen, vec kure ta pret rrugen!
“””””””””””””””””””””””””””””””

Nuk vrapova
Nuk vrapova
ti xejshe rrugen ne n’doj cep
as ta pritshe te dera e shkolles
ajo erdhi te une kur dallga la valen ne breg
e kamzbatht vraponte t’lunte me eren
nuk vrapova as s’ju luta
si I urituni qe lype se ka uri
me floket e laguna e lehte si pulbardhe
erdhi te une dhe me njomi buzet me det.
“”””””””””””””””””””””””””””””

Ku asht Sara?
(motiv per nji tregimi)
Alarm ne familje.Babai perplas grushtat ne tavoline ,mama shkyen faqet dhe bertetet -ku -ku ,ku asht vajza dhe I bjen fort me grushta ne shpind te shoqit-Cka bane mor hajvan ,na iku vajza.Djali nuk asht ma I madh se 12 vjec u ngrit tremshem dhe kur pa te amen qe po grushtonte te atin dhe bertiste si e cmendun tuj kerku vajzen kuptoj se dicka e t’merrshme ka ndodhe ne shpi.E motra nuk po duket.
-Mame ku asht Sara-pyeti te amen
-Pyet tyt at ,ai e perzuni -bertiti e ama dhe lshoj nji kuj te gjate dhe u ul te divani dhe mblodhi kryt ne grushta
-Ku asht Sara babe?-pyeti te atin
-N’fe tytet,ik e flej e na len rehat-i bertiti I jati
-Lajmro policin-thirri e ama
-Moj mos t’ka lujt mendja ‘si ti them ,m’iku vajza
-Jo m’iku po e perzuna thuj,thuj qe vune dore mbi te -bertiti e shoqja
-Prap e ke rrah -i bertiti djali
-Ik e flej se ta shtrova rrypin n’shpind-i bertiti I jati dhe e kapi per veshi
-Lene djalin rehat se tash po bahem e keqe me ty e po ta qes bojen e po jap tallallin n’lagje e po lajmroj policin,e mandej nuk ke me m’pa ma n’kete shpi
-Heu u bane trime e ,vet e fute sherrin,vet mi fute dreqnit tuj,tuj m’gerga se e kam lane vajzen pa kontroll ,se nuk ja pelqen shoqen seqysh se shoqnohet me te lyhet e zhgrryhet se shkojne neper pabe ,se e ke nise djalin disa here me i shku mrapa me pa mos takon ndonji djal,tash jep kujej e me trem me lagjen e policine-thirri I shoqi
-Te thash me I fol me goje jo me dore
-A ndive si mu pergjegj ,po me preke me dore do t’iki prej shpije
-Qe iku -thirri gruja dhe mori celularin se ra zila
-Alo ,he kush je ?Po mami jam, ku je?Hajde n’shpi moj bije baba nuk te prek ma me dore,a jo jo edhe ti e teprove,ku je t’vi e t’marr……
Ate nate ne tri dhomat e shpise dritat ndejten ndeze tane naten….?!?!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.