Per çdo eveniment njerzor, parulle apo sllogan te perseritur ne periudha te ndryshme kohore, anipse ne kushte e rrethana krejtesisht te ndryshme, leximin apo çfare qendron fashehur pas tyre, e gjejme gjysem te gateshme, ne mos te plote, qysh ne rastin e pare qe eshte shfaqur.
Bari qe permendi ambasadorja amerikane, Z. Kim, trazoi mendjet dhe ndjesite e mbare opinionit. ( Nuk besoj se ekziston tjeterkund popull qe te jete kaq i komplesuar me fjalen bar)
Ne media e opinion u terhoq paralele me periudhen e vetizolimit komunist e slloganit te atehershem “edhe bar do hame…”
Ne fakt slloganin me “bar” per here te pare e hasim ne Kryengritjen e Shqiperise te Mesme, te formuluar keshtu: “o bab o bar”. Ne kete rast, fjala “bar” nuk permendet ne kuptimin e shtrengimit te rripit, si ne monizem, por ne kuptimin e vetmohimit, flijimit, shehitllikut per babë turk.
Gjithsesi, ne udhënajën mbi 100-vjeçare te historise, bari si sllogan apo parulle kohe, eshte shnderruar si sinonim qendrese mos-ndryshimi.
1. Ne Kryengritjen e Shqiperise se Mesme kerkohej nje babë- princ turk, zevendesimi i flamurit kombetar me flamurin turk, sheriati etj. Pra kerkohej kthim nen mesjeten osmane.
2. Ne kohen kur gjithe kampi socialist ishte perfshire nga ererat e ndryshimeve, ne i thame jo ndryshimit dhe perdorem “barngrenien” si sllogan qendrese.
3. Edhe ne konfliktin e koheve te fundit ne PD, prapa retorikave demagogjike àpo shperthimeve emocionale “dumbabiste”, nuk shohim gje tjeter perveçse nje perpjekie qendrestare “bari” per mos-ndryshim
Pershtypje ben fakti qe ne nuk nxjerrim mesime nga hitoria. Ajo, qe ne rastin e pàre,na jep fillimin dhe fundin, prologun dhe epilogun e filozofise “barit”.
Fjalet e fundit te Haxhi Qamilit, para trupit gjykues, qene keto:
” Te gjithe çka thane per mue(deshmitaret) i kam bamun, vrasjet, djegjet, rrembimet, burgosjet etj. Tashti e kuptova se e meritoj varjen. Gjakun ja kam fale Pashes dhe juve (trupit gjykues). Veç nje ankim kam per nje gje qe s’do ma kishin bere as te huajt. Kur me lidhen ne treg te Shijakut ne nje trung peme e para popullit, ne vend te nje gote me uje më kane dhane nje gote me shurre.”