17.5 C
Tiranë
E dielë, 24 Maj 2026

Sabina Poezié

 

Kenge Labe – Syri tej me mbeti !

Vala puthi shkëmbin moj
shkëmbi thyen valën
-Ç’pate kush të trembi moj
pse nuk ma dhe fjalën.
-Buzë detit rrija moj
vijnë kujtimet radhë
-Dot s’lidhem me ty unë moj
veç me një pulëbardhë.
-Syri tej më mbeti moj
dot s’e shuaj mallin
-Po qysh ta thaj detin moj
të piqem me malin.
-Si duroj e shkreta moj
zhytur në mendime
-O sa larg më mbeti moj
gjysme e zemrës sime.

-Hapet valë e detit moj

si palë e fustanit

-Malli seç me treti moj

bregut të limanit.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.