12.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Sadije Aliti

Gazeta “Nji Dritare e Re” sot ka mysafire nji pene vertet terheqese dhe bashkohore,ajo eshte z.SADIJE ALITI,NJI PENE E NJOHURE PER LEXUESIT.

 PO KUSHE ESHTE Sadije Aliti – Tetovë.

Sadije Aliti është poete, shkrimtare nga Tetova. Ka diplomuar në Universitetin e Shkupit, profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ku edhe ka magjsitruar në shkencat e letërsisë.

Sadije Aliti më shumë se tre dekada në opinionin e gjërë  është e njohur si gazetare, profesoreshë dhe mësimdhënëse e gjuhës shqipe, humaniste dhe aktiviste e sektorit qytetar sidomos në aspektin e fushëveprimit të të drejtave të grave, poete me 18 tituj të botuar. Vargu i Sadije Alitit, komunikon në disa gjuhë të botës, pasiqë është e përkthyer dhe botuar, si: sllovenisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, turqisht, arabisht, anglisht, greqisht, suedisht, maqedonisht, serbisht, rumunisht, maqedonisht, hungarisht, bullgarisht, danezisht, norvegjisht.

Ka marrë pjesë në disa festivale kombëtare e ndërkomëtare si në Slloveni, Turqi, Suedi, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, e të tjerë, ku edhe është e shpërblyer me çmime e mirënjohje të shumta.

 

Titujt e botuar nga Sadije Aliti:

  1. “Koha Blu”, Shtëpia Botuese “Konica 95”, Tetovë, 1996;
  2. “Dasmë zanash”, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë, 2000;
  3. “Vallëzim parajse”, Shtëpia Botuese “Arbëria Dizajn”, Tetovë, 2002;
  4. “Fjalë të heshtura”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2006;
  5. “Valixhe kujtimesh”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2008;
  6. “Shkëndija është një dhe mbi të gjitha”, Sh.Sinani, Monografi,

Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2009;

  1. “A do t’më falësh nënë”, Shtëpia Botuese “Tringa Dizajn”, Tetovë, 2012;
  2. “Sporti na bashkoi”, monografi, bashkautor me Sh. Sinani, Tetovë 2012;
  3. “Dritë dashurie”-“ Lumina iubirii”, vëllim poetik, përkthim në gjuhën rumune,

Bukuresht, 2014;

  1. “E nesërmja“ Shtëpia Botuese “Feniks”, Preshevë, 2014;
  2. “Kurorë dashurie”-ВЕНЕЦ НА ЉУБОВТА”, përkthim në gjuhën maqedone, Shtëpia

Botuese “Magor”, Shkup, 2015;

  1. “Romaca dashurie”-“Liebesromanzen”- “Romances d‘amour”, përkthim në gjuhën gjermane dhe franceze, Shtëpia Botuese “Albas” Tetovë-Tiranë, 2015;
  2. “Të jesh i pari”, Sadije Aliti, Shaban Sinani, Monografi, Shtëpia Botuese “Arbëria”, Tetovë, 2016,
  3. “Stinë dashurie”- “Doba ljubezni”, përkthim në gjuhën sllovene, Shtëpia Botuese “ “, Tetovë, 2017
  4. “Mbretëri dashurie”- Regno d’amore”, përkthim në gjuhën italiane, Tetovë, 2018
  5. “Ylbere dashurie”-“Regnbåges kärlek”, përkthim në gjuhën suedeze, Tetovë, 2019
  6. “Dashuri ëme”- „ANYASZERETET”-„IUBIRE DE MAMĂ”- Përkthim në gjuihën rumune dhe hungareze, poezi, Shtëpia Botuese , Prishtinë, 2019,

18.”Dashuri shtegtare”, poezi, Shtëpia Botuese , Prishtinë, 2019,

 

Duhemi

Të desha në mënyrën time.

Më deshe në mënyrën tënde.

Nuk ishim të kënaqur,

me nënyrën si duheshim!

Më e rëndësishme

NE duheshim

Si:

Dje

Sot

Nesër

Ne duhemi.

 

Dashuria e vjetër

 

Kalin e bardhë

e tmerroi

vapa e korrikut

nga vrapi

pluhuri i fshatit të Pollogut

mbuloi plisat e krushqve

velloja e kuqe

u shkarravit nga era

dhëndri e dasmorët

pritnin nusen

Ajo dhe kali i bardhë

mësyenë

malësinë e Sharrit

për shpëtim

tek dashuria e vjetër

 

Kurorë dashurie

 

Nga livadhi i blertë

Mbledh ngjyrat e luleve të shpresës

Thur kurorë dashurie

Afër kroit të moçëm

Gurgullima e ujit shqetëson

Troket e lehta të kuajve

Ngacmojnë shkronjat e emrit

Kuajt e bardhë sikur hedhin  valle

Herë shthurin kurorën

Herë shkelin lulet

Shkapërderdhen shkronjat e emrit

Nëpër livadhin e blertë

Mledh lulet e shpresës

Thurri prapë kurorë dashurie

 

Parajsa e shpirtit

 

Puna më e rëndë

të shohësh dhimbje

në njëfytyrë të pafjashme.

 

Dhimbje që ti e ke shkaktuar

e duhet të merresh me veten

për dëmin e bërë

te parajsa e shpirtit.

E nuk kërkon pendim.

 

Çift

 

Unë nuk do të ik nga këtej

ti shpejt do të vish pas meje.

Nuk e patëm jetën bashkë

nuk ishte e shkruar

jeta në çift në të gjallë.

E shkruar jeta çift në amshim.

 

fjalë e trishtë

 

sot edhe njëherë

u përballa me mortjen

shumë e trishtë kjo fjalë

në gushtin e ngushtë

tri herë u përballa

jeta është e bukur

të përfundojë sot

 

lavdi

 

aty ku jeta

përballet me vdekjen

apo jeta merr jetë

një jetë e tërë

për të vazhduar jetën

e atyre

që u shkurtohet

nga pak në heshtje

 

 

 

 

përrallë

 

seç vijnë vërdallë mbajmëndje

nisën rrugëtim në Via Egnatia

nuk janë kufijtë e sotëm

nisen e ikin

humbin e dalin skajit

nuk tha kush udha e mbarë

 

kodrave e rrafshinave fare s’lodhen

të sodisin si në përrallën e Kësulëkuqes

jo s’kanë frikë ujkun e gjuetarin

ata mbetën në përrallë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.