JETËVDEKJA
“Kush e di nëse jeta është vdekje
dhe vdekja jetë?” – EURIPIDI
Ecin dorë përdore që të dy bashkë
Gjysmë të vdekur e gjysmë të gjallë
Nisur për në ferr apo për në parajsë
Rrugën e jetës e bëjnë me maskë
Flasin frikshëm se maska i tmerron
Teshtitjet i hedhin në bërrylat e tyre
Shikimet derdhen me lotët e syve
Nga kollitja që del prej mushkërive
Hahet e pihet me shumë dyshime
Nga të prekurit e gjërave që s’thuhen
Jeta vazhdon të ecë me trishtime
Maskë të bardhë e me fytyrë të nxirë
Largimi i kujdesit i tregon dhëmbët
Nuk jemi më as për njëri-tjetrin
Një virus i vogël në mes na ka hyrë
Dhe mynxyrë na e ka bërë jetën
“”””””””””””
Për gjërat e vdekura
Për gjërat e vdekura s’duhet humbur kohë
Ato na çojnë prapa në të kaluarën e hidhur
Nuk patën fytyrë tē rrezatonin shumë gjatë
Vdiqën heshturazi hijeve pa ndonjë zhurmë
Nē varrin e tyre s’do tē mbijë as bar as lule
Damarët e vdekjes do t’i përpijë etshëm dheu
Memece si skeletet do të perhapen ferrat
Ashtu si ferr e kishin jetēn dhe bëmat e tyre
Të fortë e kishin ftohtësinë prej akullit
Që hynte thellë deri në palcē të kockave
Donin dhe rrënjët t’i përpinin shkēmbinjve
Aty ku qëndronte madhështia e forcës
T’i mbyllim përgjithmonë me grilat e tyre
Le t’u zihet fryma nëpër çelitë e trishtimit
As dhe një dritare mos t’ua lëmē të hapur
Se mund të thithin ajrin e mushkërive tona
“””””””””””””””””
Luftë epidemike
Prej një kontinenti në një kontinent tjeter
Për mes linjave të largëta të vetëpllenimit
Qarkullon virus i tmerrshëm i padukshēm
Ky mikrob i pashërueshëm vdekjeprurës
për njerëzimin
Prapa kufijëve të shteteve diçka po luhet
Pas perdes së zezë diçka e zezë po zihet
Sikur tē ishin minj, lepujë a zvarranikë…
Por, epidemi që shkatërron qelizat mbrojtëse
të njeriut
Ka filluar marshimi nga një vend në tjetrin
Armë sigurie nuk ka kundër përhapjes
Veë izolimi kurthë e pakuptueshme, për
ata që kanë prekur thelbin e qelizës
Lajmet janë të trishtueshme virusi vërshon
Frika përhapet më e shpejtë se drita…
Për diçka që nuk shihet por që ekziston
Teknologji e politikës brenda e jashtë vepron
Ka patur epidemi në t’gjitha kohërat njerëzimi
Që i shkaktonin sëmundje deri nē tërbim
Por s’ka patur mjete për ta luftuar krimin
Deri sa urtia njerëzore zbuloi vaksinimin
Prej një kontinenti në një kontinent tjetër
Përmes linjave të largëta të vetëpllenimit
Qarkullon virus i tmerrshëm i padukshëm
Ky mikrob i pashërueshëm vdekjeprurës
për njerëzimin
“””””””””””””””
E papërsëritshme
Me buzët e rrezeve pi vesën jeta
Të shuajë etjen e dehur të luleve
Dhe lumturohet petaleve si bleta
Që shijon nektarin duke kënduar
Kur zë t’i fishket purpuri i buzëve
Dritën e syve nis t’ia rrënojë koha
Fytyrës i çelin plagët e rrudhave
Dhe tretet në guackën e ngricave
Vetmia e zgjon përtej harrimit
Te dashurisë që e pat braktisur
E papërsëritshme, nuk kthehet
Në kujtesën e zemrës rri mbyllur