Kuqëlojnë plagët e lulekuqeve të lirisë
Në trëndafila yjesh qiellorë janë shndërruar
Me rrënjët e mbrujtura thellë në zemër
të atdheut
Dhimbja për ta’ nuk harrohet me pranverën
kanë lulëzuar
Koha kalon
Në zemrat e nënave shamizeza trishtimi rëndon
Varret i kërkojnë, a hirin nga zjarri i mbetur
Gjaku aty ku është derdhur
Liria i ka përjetësuar. I ka bërë të pavdekshëm!
DASHURINË BËJE TË PAVDEKSHME
Piktor, merr penelin dhe kap linjat
Për ngjyrë merre buzëweshjen e luleve
në pranverë
Nën rrezet e hijeve të diellit
Në pëlhurën e zemrës
Krijo shembëlltyrën
Kapërce ligjet e artit
Shpirt jepi thelbësores
Dashurinë bëje të pavdekshme!