Sikur nuk më duhet më libri
I kam faqet e mia të letrës
Fytyrës me rrudha thellimi
Ku shkrimi ka kopjuar jetën
Pendë e rëndë është fjala
Kur të gërvishtet në letër
Në çdo vijë e qelizë të trurit
E në çdo trokitje të zemrës
Hapet e mbyllet si leximi
Frymon e rrjedh botë e njeriut
Në çdo germë ka fjalë kuptimi
Në çdo fjalë thellohet mendimi
Sekush e ka librin e jetës
Si vijat në shuplakë të dorës
Aty dilet e hyhet brenda vetes
Si orët në matjet e kohës
Çdo gjë që e kemi të shkruar
Të tjerët na i lexojnë faqeve
Gëzime e dashuri të trishtuara
Dëshirë e dhimbje të plagëve
Si zjarr të përndezura djegin
Si hi një grusht na mbesin
Bashkë me kohën larg tretin
Ikin dhe kurrë nuk kthehen
“”””””””””””””””””””””””””
TROKET GJAKËMBËL
FAQEVE TË ZEMRËS
Kurseni fjalët kur s’ka çka të thuhet
Dihet se gjuha është prej tuli, shijon
Edhe të ëmblën dhe më të hidhurën
Tregohen dhëmbët dhe zgërdhirjet
S’kemi kohë që të presim si lypësit
Edhe pse shpata na vezullon kokës
A të qarravitemi pellgut dëshprimit
Iu duhemi fëmijëve gëzimit të jetës
Kurseni fjalët kur s’ka çka të thuhet
Dashuria është e njëjta s’përfundon
Ajo pluskon damarëve prej gëzimit
Troket gjakëmbël faqeve të zemrës
“””””””””””””””””””””””
ËSHTË KOHA
TË GJITHË TË JEMI BASHKË
Atdheu nuk bashkohet me ndarje
Shqiponjat e thërrasin Skēnderbeun
E lart shumë lart valon Flamuri i Tij
Është koha të gjithë të jemi baskë
Dielli i jetës rrezaton për të gjithë!