14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Sahit F. Osmani

TRIM KOSOVE NAIT HASANI.

L'immagine può contenere: 1 persona, testo

Trim mbas trimi 100 vjet

Çdo kohë nxjerr trimin e vet,

Randobrava zjarr i lirisë,

Nxjerr nji trim luftën m’e nisë!

Del ky trim ky djalë mentar
Mes Prishtinës flamurtar,
M’e marrë vesh o e gjithë bota
Se robni s’duron Kosova!
Trimi ynë kur kidnapohet
Kurrë nuk ulet nuk dor’zohet,
Nëpër krisma në stuhi
Rreze dritë za i ti‘!
I ngujuem nga Anmiku
Për atdhe shpresën s’e fiku,
Kah la gjurmët djal‘ i ri
Çelën lulet për liri!

Si e deshti Kosovën trime

Se ç’iu hodh në përqafime,

Ky luan zemër luani

Trim Kosove Nait Hasani!

“”””””””””””””””””””””

Shpërfillje

mund ta grisësh librin thjesht si një letër

pa e dijtur mirë se ç’përmban brenda saj

vrasës s’është vetëm ai që vret njē tjetër

po ai që ka dorë të dhunshme në çdo gjë

dhimbje ndien fati i shkelur libër njerëzor
me fletët të përthyera si ligje t’dhunshme
ato germa si skelete t’ngulitura në vargje
përbëjnë statusin e jetës së pavdekshme

shpërfillja edhe përtej vdekjes larg të çon

ne për asgjë të huajin më shumë çmojmë

ikim nga vetja e dritën e tjetrit e kërkojmë

librin e jetës e grisim me shpërfilljen tonë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.