19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Sahit F. Osmani

GERMAT
Germat janë si rrezet e diellit
T’shkruara në letër rrezatojnë
Prapa i lënë dritë hijet e territ
Bashkë me një fjalë qëllojnë
Tingujt e tyre ndriçim i vesës
Pikë që xixon në syrin e lules
Frymë që thithin mushkëritë
Gjak që i japin jetë zemrës
Dorë e mendjes ato i shkruan
Nga dielli në kokë të njeriut
Cep më cep qelizat e trurit
Pikojnë faqe-dritave të librit
Të shëndetshme janë si pylli
Zogj që fluturojnë në lartësi
Udha e tyre e mund vdekjen
Përjetësinë e kthejnë në njeri
Çelësin e urtisë ia dhurojnë
Nessuna descrizione della foto disponibile.
LIRI
Shumë të kemi dashur e të kemi pritur
Si frymën e shpirtit , si dritën e syrit
Të kemi kërkuar përtej kufijve të qiellit
Jemi torturuar poshtë rrathëve të ferrit
Zemrat e dashurisë zjarr i kemi djegur
Në zjarrin e luftës tokën ta kemi të lirë
Që tē ardhmen tonë ta kishim në dorë
Nën diellin tënd jetën ta kemi plot dritë
N’errësirë të robërisë na shkëndijonte
Dritëza e jote përtej largësive të ferrit
Kapeshim për atë fije drite e shprese
Të çanim udhën e ta mundim vdekjen
Liri ata martirë derdhën gjakun e tyre
Të keqes ia prenë kthetrat e robërisë
E hapën udhën që zemrat të çlirohen
Me ty ne sot të ecim drejt ardhmërisë
Nën këtë diell disa qenieve njerëzore
Sot u janë shuar dritat e syve të tyre
Duan ta kthejnë mbrapsht të ardhmen
Duan që ta vrasin dritën tënde të lirë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.