16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Sahit F. Osmani

NË SQEP TË KËNGËS
Sytë edhe qajnë edhe qeshin me lot’
Zemra si zog fluturon brenda kraharorit
Edhe gëzimet edhe dhimbjet i pērballon
I shtrydh në shpirt dhe i derdh me lot’
Lëkurën e trupit e ndërrojnë stinët
Por dashuuria mbetet përherë e njëjtë
Derdhet me shirat e kërrcet si kristalet
e borës
Në kërcejtë e pranverës i hap gjethet
Me qerpikët e barit bulon në shpirt
Nga sytë diellorë lëshon ditën të rrezatojë
Kërkon degëzen e pemës qē të këndojë
Bukuritë i përjetëson në sqep të këngës
“”””””””””””””””””
VJERSHË E PAMBARUAR
Hidhërohen vargjet zhurmës së germave
Shqiptimit të tingujve që s’kanë rrokjezim
Gjymtyrëve të fjalisë të dalura prej rendit
Kallëzuesit e kryefjalës mbetur pa kuptim
I ndjell në sy lexuesi e me heshtje iu flet
Me figurat e fjalëve që të qesin në rrugë
Kërkojnë një varg e ngatërrojnë një tjetër
Vjershë e pambaruar mbetet gjer në fund
Vargjet pa tinguj e ngjyra s’kanë harmoni
Janë si zërat e nates që të lënë pa gjumë
Dënesin, përplasen e thyhen me trishtim
Iu mungon uniteti e shkrepin si vetëtimë
Poeti lapsin e ngrit siç shkopin dirigjenti
I godet me një dhimbje si të shkrepëtimës
Zhurmën ta ndalin të respektojnë rendin
Që të harmonizohen në art të përjetshëm
“””””””””””””””””””””
KOHË LUFTE
Udhëtonte ferri i natës dhe zezonte
Vriste e digjte gjithçka që gjente
Gur e dru ishin bërë objekt lufte
T’ia prisin udhën bishës mesjetare
Nuk dihej cila ishte dita apo nata
Nuk dihej cila ishte jeta apo vdekja
Të dyja ngjanin me njëra – tjetrën
Të dyja i shërbenin akteve kriminale
Kohë lufte ishte zjarrit i mbetej hiri
Fëmijët nuk harronin që të rriteshin
Në mesjetë jeta tjetër lindje kishte
Para syve të fëmijës nënën ia vrisnin
Ç’farë t’i rrëmbehej jetës më shumë
Për të shijuar diçka ajo duhej luftuar
Pakuptimësia e kufomat kundëmonin
Ishte luftë çdokush duhej të mbrohej
“”””””””””””””””””””
PAKUPTIMËSI
Pakuptimësi për ku je nisur
Për shkak tëndin atje përtej
Vdekja si një kokërr e kripës
Që në prush plas e kërcet
Shikimi yt shpërfillës ec drejt
së panjohurës
Përpëlitet e përhidhet
Ti s’i beson zërit të dashurisë
Që në buzë të shpirtit digjet
E panjohura është e pakuptimtë
Por jo edhe vdekja
Është një ecje që pret dhe ndalet
Thërrmohet nga e vërteta
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.