13.5 C
Tiranë
E martë, 3 Mars 2026

Sahit F. Osmani

DASHURIA TË USHQEHET ME KËNGË
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, kostum dhe jashtë
Këndova këngë shpirti që nuk di huqe
Më tërhoqi mrekulli e shtatit bukurisë
Nga ajo që çelte dritat në sytë e vesës
E kullon dhe ndez shkëlqimin e luleve
Bukuria të rrëmbenë dhe dritën e syrit
Ta tretë përtej mendjes e të le pa udhë
Të merrë gojën gjuhën ta bën memece
Të hedhë përtej brigjeve që s’kanë urë
Kënga shpirtit kalon brigjet e frikshme
Mbahet në duart e zemrës e telat e saj
Në shami të luleve i derdh zërat e jetës
Që të ushqehet me këngë pa lotë e vaj
“”””””””””””””””””
Ke dalur nga terri
Ti ke dalur nga terri që ta shijosh dritën
Me sy diellorë çelësin ‘ia gjen bukurisë
Të shkëlqejë liria e jetës e mos të vritet
Botën e mban në duar me urtinë e dijes
N’ udhëtim takon njerëz që s’të ngjajnë
Kērkojnë mbështetje të verbojnë dritën
Të shkelin me këmbë t’shkurtojnē jetën
Pa ligje drejtësie shtiren se t’adhurojnë
Të ndriçon shpirtin bukuri e zërit ndritur
Që shkëlqen me vesë n’ lule të mendjës
Të urrejnë vetëm ata që nuk janë njerëz
Ato gjallesa që jetojnë veç prej krimesh
“””””””””””””””””””””””
GJITHÇKA KA MBETUR NË PERGAMENIN
E MENDJES
Gjithçka ka mbetur në pergamenin e mendjes
Gjuha e bukur me valëzimin e përsosur
Lakimi i tingullit të zërit në lakoren e saj
Që joshte veshin për ta dëgjuar
Lajkat e miklimet me përqeshje të zezë
Dinakërisht intrigonin shkëlqimin e bukurisë
Fytyrës diellore i mvishnin brymê
Ta paraqisnin moralin e tyre të rremë
Gjithçka ka mbetur në pergamenin e mendjes
Dredhimi i tingullit të zërit pèr bukurinë e fjalés
Verbimi i ngjyrave pēr shkëlqimin e dritës
Fshirja e kujtesës në shportën e Kutisë së Zezë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.