19.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Sahit F. Osmani

PËRMBI GJITHÇKA ISHE TI

Ajo që i përket së kaluarës
Sot vetëm në kujtesë qëndron
Përmbi gjithçka ishe ti
Lulemira me besë dhe dashuri
Zemrimin e ktheje në buzëqeshje
Aty ku fluturonin rrezet diellore
Tingujt e cicërimave të zogjve
Dhe ditët më të bukura të stinëve
Koha shkon sa shpejt në fluturim
Me shkëlqimin e ndezur në sy
Por zemrës nuk i thotë lamtumirë
Brigjeve të amshimit të hedh ajo
Shpirtin pershkon ajo që s’kthehet
Ajo që i përket së kaluarës
Ajo që vetëm në kujtesë qëndron
Lulemira me besë dhe dashuri

Përmbi gjithçka që ishe Ti!

“””””””””””””””””””””””””””””

ME KUJTESEN TIME
Diçka po ndodh me kujtesën time
paska humbur shikimin e syve tu
dritën që e kullonte vesën e luleve
dashurinë që të shikohej sy më sy
Ç’doje më tepër nga e pamundura
që të çlironte shpirtin të jetë i lirë
të shijonte ngjyrat aromën e luleve
at’qiell ëndrrash që s’mund t’arrijë
Diçka po ndodh me kujtesën time
vështrimi yt i ndezur çenka shuar
diçka po mjegullohet e pakuptimtë
e humb imazhiin tënd të rrëzëlluar

Me krahë të zogut fluturon zemra

kraharorit si të copëzave të qiellit

të arrijë gjer te e papërsëritshmja

çast që njëherë i dhurohet njeriut!

“””””””””””””””””””””””””””””””””

ISHE SHKËNDIJË ZJARRI
Njërën dorë e drejtova kah ti
shikimi i shpirtit yjë qiellorë
ishe shkëndijë zjarri dashuri
që më dogj njëherë në vetmi
Më mbeti hiri si tis i ndezur
petkun qiellor gris vetëtima
i shpërthen vrull nga zemra
bubullon horizontit dashuria

Regëtin shi të shuajë zjarrin

ata sy që ndizen përbrenda

përshfaqin forcën e shpirtit

të ngjizë dashurinë te zemra

“”””””””””””””””””””””””””””””””

U NIS UDHËS PËR TEK TI
U nis udhës për tek ti vargu i fjalës
Me përzierjen e ndjenjës dhe të stinës
Me mendimet e mbushura fruta vjeshte
Që kullojnë buzëmbël lëngun e tyre
Germat te lagura nga vesa e bryma
Kërkojnë rrugën të humbur në mjegull
Disa rrokje kërcasin si gjethet e grisura
Kur i shkel këmba e të paditurëve

U nis udhës për tek ti vargu i fjalës

Për të gjetur lumturinë që ti e dhuron

Që i shëron e i zbut nervat e trurit

T’i përballojë çmendurisë së kohës sonë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.