Sahit F. Osmani

TË PRISJA

Të prisja të vije si atëherë
veshur me mirësitë e dashurisë
me ëmbëlsinë e shpirtit tënd
lule – nektar që jetë më jepte
Të prisja me gëzimin diellor
veshur me bukuri që kullon dritë
zemra të mos më lëngojë
dashuria të jetë dritëplotë

Por ti s’kthehesh më kurrë

unë orvatem kot të t’presë

vetëm në mendje më kthehesh

bashkë me dashurinë që e ndiej

“””””””””””””””””

E VESHA DHIMBJEN ME PETKUN
E BUZËQESHJES

Vesha dhimbjen me petkun e buzëqeshjes

Kullonte dritë dashuria mbulonte trishtimin

Shigjetonte rrezatimi i dhimbjes së zemrës

Bjeshkë të lartë më bēnte ta shihja gëzimin

“”””””””””””””””””””””

SIPAS LIGJIT…

Në peshore janë dielli e hëna

Me baticat dhe zbaticat e tyre.

Materiet tërheqin njëra-tjetrën

Dihet,

sipas Ligjit të gravitacionit!

“””””””””””””

DIÇKA PO NDODH
Diçka si shtërgatë përshkon
Jo në qiell, por në tokë.
Mendjet e çoroditura,- sulmojnë
Nga zhurmat,veshët ushtojnë.
Diçka po ndodh,dikush ndëshkon
Ideali,shenjë e lartë,- sfidon
Servilizmi, shenjë nënshtrimi ,
Të vlerësojë pa gjykuar,- nxiton

Të Zezën për të Bardhë ta pranojë!

“””””””””””””””””

FATI I MIRË
I lumtur është ai që e ka fatin e mirë të jetës
në rrjedhat e kohës ec me mirësitë e shpirtit
me forcën vepruese të dashurisë ngjitet lart
dhe përballet duke i kapërcyer vështirësitë…
Rrezatimin e zemrës e mban si burim drite
të dritës që e ndez fati i dashurisë së lumtur
atyre vrulleve të papërballueshme të zemrës
që digjen përbrenda dhe mirësitë përshfaqin

S’ka brengë, as trishtim, dhimbjet harrohen

fati brenda vetes çel të dëshirueshmen e vet

rrezaton e prin me bukurinë e shëmbëllimit

kullon dritë dashurie, bën mrekullira në jetë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.