7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Sahit F. Osmani

ME FUQINË E DASHURISË
I ÇAN DALLGËT
Kam një dhimbje që më çon drejt
humbjes
ditë për ditë shëndetin po ma e rrënon
fshehur më rri nē tërë qenien time
është sëmundja që gjymtyrët m’i
zbërthen
Jeta më duket vuajtje që lind
në vorbull të erës që tund e shkul
me rrënjë mendimet nga truri t’i nxjerrë
marrëzinë ta hedhë përpara se të çmend
Shpirti kërkon paqe dhe durim
para asaj që tallet me fatin njerëzor
që ka shpërthyer në tërë rruzullimin
dhe ec me të panjohurën deri në shkatërrim
Një bar shërues kërkon dhe zemra
për të kapërcyer detin e helmuar të jetës
dhe me fuqinë e dashurisë i çan dallgēt
për t’i shpētuar thonjve të vdekjes!
“””””””””””””””””””””””

FJALËT
Dihet, si thuhen e shkruhen fjalët
dhe derdhen me urtinë e të diturve
pesha tyre qëëndron mbi shkronjat
e rrokjezohen me frymën e shpirtit
Ato ushqehen me gji nëne të urtisë
jetime mbesin kur ua vrasin lirinë
dhe i mbyllin në kafazin e robërisë
gjuha e shqiptimit tu mbetet në fyt
Eshtra thyejnë me sqepin e gjuhës
me tingujt e tyre ushqehen këngët
kur lidhen nyje s’i pret asnjë sëpatë
në pergamenë shkruhen me zemër
“””””””””””””””

VEGIM
Atij çasti më mungonte guximi
zjarr digjte pushteti i bukurisë
më shumë kam humbur se sa kam fituar
atij çasti të papërsëritshëm…
Shtigjet ishin të hapura ajo rrezatonte
isha në ekstazë te asaj që rrinte përpara
se përballoj dot e shkuara më shfaqet si
vegim
më tundon rrezatimi dhe zëri i ëmbël…
Sahit F. Osmani, Rafet Ismajli dhe 17 të tjerë
2 komente
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.