Kryelajm i ditës, ditë për ditë
Gjatë 24 orëve të fundit
janë regjistruar raste të vdekjes,
dhe viktima të reja me Covid -19
janë të moshave dhe gjinive të ndryshme
po vdesin dhe foshnje e gra shtatëzëna
janë shëruar…e janë vaksinuar
rezultatet sipas testimit të mostrave
lajmin e ka bërë të ditur
Ministria e Shëndetësisë!
“””””””””””””””””””””””””””
Një poeti
Mos e vrit fjalën tënde,- vargun
gjerdan të artit, rrezatimin e dashurisë
ai s’merret me asnjë fushatë
që të vret natën e të qan ditën
larg çoftë nga kjo e keqe e përditshme
si bishë e egër t’i shqyen gjymtyrët
e gjakun deri në palcë ta pi
Ti ke lindur t’i përshkruash bukuritë
frymëmarrjen e mushkërive
dhe zemrën që të jep gjak
ti këndon me guhën e zogjve
me gjethnajën që të magjeps,- flet
dhe aromat e luleve i përhapë
“””””””””””””””””””””””””””
KOHA NË KAFAZIN E ORËS
Me kohë ecim bashkërisht
Prapa mbesin mbetjet vështirësitë
Shtrëngon dhëmbët motit të ligë
Stinëve të jetës lulëzon e thinjet
Tërë kjo kohë kaq e madhe
Në hapësirën e paanë e pa kufi
Që udhëton me vite e shekuj
Hyri në kafazin e orës së vogël
Dhe matet me pulsin e zenrës
Me frynën e shpirtit
Akrepat jashtë saj s’i lëvizin
Ndryshku i bren, frymëmarrjen
t’ia ndalin
Mendësi e njeriut e shpiku!