13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Sahit F. Osmani

GJUHA SHQIPE
Tridhjetë e gjashtë tinguj ngjizen në palcën
e gjuhës
E vijnë me kumbim si ortekë bjeshkësh
E vijnë me jehona valësh kryengritëse
Të lumenjve të zbritur në fushat me lule të
Naim Frashërit.
Në ato fusha bashkohen e krijojnë fjalë
Të ëmbla e të hidhura si vet jeta.
Ashtit të moçëm i mëkojnë sythat
ndër dej të gjakut qarkullojnë të papërlyera.
Fjalët shpërthejnë nga e perëndishmja gjuhë
Me vrullin e zemrës, me ngrohtësinë e gjakut
Për ta krijuar trungun me rrezatim hyjnor
E fytyrën engjëllore të dalë nga Lufta e Trojës
Të ekspozuar në çdo varg homerik.
Gjuhë shqipe, ti zgjua bletësh
Fjalët tua pikojnë mjaltë dashurie
Kur shfaqen të stolisura me kurora dafine
Në fushat e lulëzuara të mendimit
Nëpër gurrat e freskëta të rrëfimit.
“”””””””””””””””””””””

ERRËSIRA MOS T’I SHKELË ME KËMBË
Fjalët, të para apo të mbrama çofshin
nuk e ngatërrojnë as e përmbysin dashurinë
kur piklon syri i zemrës rrokulliset çdo mosmarrëveshje
-dhe fjalët heshtin
Ndizet rrezja në errësirën e natës
përmallshëm bie mbi shpirtin njerëzor
zgjon trupat e heshtur me bukurinë dritëplotë
errësira mos t’i shkelë me këmbë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.