14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Sahit F. Osmani

Urime Festa kombëtare!
FLAMURI
Me dëshirën e dashurisë sonë
Qindvjeçarë valvitet natë e ditë
Me dy palë krerë e dy palë sy
Rreptas përleshet me stuhitë
Valvitet në çdo cep të atdheut
Me krahët e shqipes të tendosura
Krerët kryelartë nga kohë e Skënderbeut
Majë fortesash,shesheve, përmendoreve…
Liria e pat ëndërruar përjetësishtë;
Kuq e Zi t’i rrezatojë Atdheut,
Kuq e Zi t’i rrezatojë Popullit,
Kuq e Zi t’i rrezatojë Pavarësisë!Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

 

NË FJALË TË HYJË URTIA E TË DITURVE
Harku i buzëqeshjes shigjetë ka gjuhën
me sytë e saj mund ta joshë gjahun
dikush prej nesh nga fjala mund të vritet
që si thikë e helmët të shpon gjoksin
Klithjet e zërit çajnë më dysh zemrën
nga plagët e saj dashuria njeh vetveten
syve pikojnë lotët e gjaktë të dhimbjes
ta zbutin hidhërimin e helmtë të gjuhës
në fjalë të hyjë e të fletë urtia e të diturve
“””””””””””””””””””””””ATY KU LOTI YT NUK NDAHET
Nga një shtet në shtetin tjetër
kufijtë mallin seç kanë ndarë
dashuria si nëpër ëndërr
vjen ndez zemrën në kraharor
Qan me të madhe mallëngjimi
kërkon rrugën ku ka mbetur
qorton fatin e vet të hidhur
që s’kthehet prapa si dikur
Zëri i shenjtë troket në zemër
ëmbëlsishtë derdhet në shpirt
aty ku loti i Yt nuk ndahet
në kërkim t’i bashkojë kufijtë
“”””””””””””””””””””””PËR DASHURINË NJERËZORE
Edhe nëse në tejqiejt
do të ekzistoje
Planetin e dashurisë
me emrin tënd do ta pagëzoja
Thellësive të shpirtit,- Ti
me dritën diellore, edhe
vdekjen e bën të pavdekshme
për dashurinë njerëzore

“”””””””””””Mund të jetë një imazh i teksti

NËNA SHQIPËRI
Në djepa me flatra trima lindi e rriti
Udhëve të luftës pushka liri u ndriti
Me krahët e shqiponjave dykrenare
Lart u ngrit flamuri n’troje shqiptare
Bukuritë e atdheut dhe kreshtat e tij
Armiku nuk guxon as t’i shohë në sy
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.