9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Sahit F. Osmani

TË SHOH FYTYRËN TËNDE

E mira është të nisem drejt teje

të kundroj mrekullinë e brishtë

që çelë lule në çdo kohë e stinë

që çelesh atje ku dielli perëndon

e nëse më braktis përbuzshëm

dhimbjen ëndshëm do ta ndjejë

do të ndizem si yll në errësirë

të shoh fytyrën tënde të vesuar

që polen dashurie kudo derdh

dhe zemrat prush e zjarr i ndez

“”””””””””””””””””””””””””

RINISJE
Në flakën e zjarrit që s’fiket vdes hiri
fshehtas rrëmben dashurinë që s’kthehet
prushi nxjerr lotë të nxehtë varrimi
ringjallet ajo që ikën e të këputë shpirtin
Nga pema e jetës zogu feniks fluturon
nuanca ngjyrash të ylberta i shkëlqejnë
hirit i gdhend hieroglifet e pavdekësisë
për dashurinë në qiellin e kujtesës endet

Në shtegëtim për në jetën e amshuar

sheh vetveten në mitin e qëndresës

në sy të vdekjes e lexon trishtimin

dhe riniset nëpër kohëra që të ribëhet

“”””””””””””””””””””””””

E kaluara
E puth trurin me ndjenjën e kujtesës
në duar mban të ardhmen me fije shprese
e josh dashurinë me hije të lamtumirës
me dritën e saj bën të ndezë errësirën

Largohet pa zhurmë mes portave të shpirtit

dhimbjet pikojnë lotë nga thellësitë e zemrës

për fitoret dhe humbjet të ndjera gjatë jetës

që i ka të ngulitura në kafazin e kujtesës

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.