12.5 C
Tiranë
E premte, 22 Nëntor 2024

Sahit F. Osmani

 

T’I KESH GJERDAN

Të pashë përballë me syrin e mendjes
Dhe vargjet t’i shkrova me dorën e zemrës

Dëgjo sa bukur rrahjet e saj kumbojnë
Që të vish sërish pranë meje të ftojnë

Në perla janë shndërruar t’i kesh gjerdan
Këngët e zemrës në gjoksin tënd t’i mbash

Nga drita e syve bukuria e shpirtit çel
Mrekullia e jetës hiret shtatit t’i derdh

Të krijojnë lulet e dashurisë për bletët
Që në zgjoje t’a hedhin mjaltin e jetës

“””””””””””””””””

KËNGË E MOÇME

Këngë e moçme ç’legjendë të solli
Nga thellësi e dheut a përtej kohës
Ku trimat si armët në zemër farkëtohen
Dhe shpirti në luftë iu këndon

Ti kuptohesh në gjithë gjuhët e botës
Zërat që lëshon janë rrjedhë e besës
Që trimin dhe nga varri e zgjon
Vdekja të bëhet e pavdekshme

Bredh legjendave jetë pas jete
Me zërin e moçëm e flijime të reja
Sa gjatē nē kohë të njerëzve epikë
Që zbresin nga kuajtë buzë burimeve

Këngë e moçme që bredh stuhive
Pa frerin e kalit nëpër legjenda
Trim mbi trimat që ranë luftërave
Zëshëm me shpirt u këndon të gjallëve

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.