MARSI- (fabul)
Një pikë shiu i rrodhi mbi gjethe
lule borën, e mashtroi
nxori kokën me të shpejt
tujë mëndua, se dimri shkoi
Kur papritmas filloi era
mirë e tundi, nga çdo anë
sa u hidhërua lule mjera
por me te,s’deshi me u zanë
Unë jam, të me marrësh erë
te ti kënaq gushën me faqe
kur vjen prilli, gjerë e gjerë
do të hapem nëpër bash që
Po ky qenka “marse-keqi”
qe të mashtron shumë herë në ditë
pse mendon ai “kokë dyfeku”
se prej tije unë kam me u rritë
Shpesh dhe dielli e nxjerrë kokën
thua se vera paska dalë
por shpejt bora e mbuloi tokën
s,na le vend me thenë një fjalë!
MUÇO KAPEDANI
(Miqtë e mi, sot do të ju përshendes me një poezi satirike!)
Na u bë Muço vrer
Kujt s’i flet me gojë
Në zemër e ka therë
Një mistrece zonjë
Tash po ikën nata
Nuk gëzon aspak
Për pak fjalë dashurie
Mbet pa u bë rehat
Muço kapedanin
S’e refuzon kush
Ka gjuhë jatagani
Dhe dy faqe rrush
Sillet e përcillet
Sa brenda, sa jashtë
E paska mashtruar
Fare pa e dashtë…
Ç’ bëri Muço shkreti
Tash kur keq e lanë
Ne vetmi na mbeti
Strukur nën jorgan
“””””””””””””””””
PO, KU KA…
( Kushtuar të gjitha nënave!)
M ‘thuaj ku ka, me duar të nenës
me at gazin plotë magji
kush te thotë gjithë me shëndet
kur kollitesh, a teshti
Kush te lanë me duar te arta
kush te krehë, e ledhaton
kush ti thotë fjalët me te arta
qe veç nena i sajon
Kush te benë, me u qesh nga zemra
kush te benë sa shumë, te kënaqesh
kush ti ve ma të bukurat emra
Kush ti puq gushën, e faqet
Kush te pret, e te përcjellë
buzë gaz e ballëlart
kush te fletë aq shumë me zell
fjalë e sajë është ‘fjalë e arte’!
(MBRËMJE TE BUKUR MIKE DHE MIQ!)