19.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Sahit Shala

NJË BOTË NË HESHTJE
COVID-19
Mike dhe miq të dashur,
Sot, sikur nuk ka nevojë të jesh profesionist i asnjë lëmie për të thënë disa fjalë lidhur me një realitet që po e përjetojmë. Kjo situatë e pandemisë globale, në të cilën gjendemi aktualisht, besoj se do të mbahet mend në historinë moderne të njerëzimit.
Vetëm disa muaj më parë jetonim, dhe një pjesë e madhe e njerëzimit, në mbarë rruzullin tokësor, deri dje e kishim buzagazin, dashurinë, maturinë, urtësinë, fisnikërinë, nderin e shumë virtyte të tjera që na bënin të ndiheshim të lumtur. Neve si njerëz, Zoti na dha edhe vetëdijen, e cila na bën që të veçohemi nga të gjitha qeniet e tjera, qe nuk e kanë këtë mrekulli.
Deri dje jetuam bashkë, njëri pranë tjetrit. Shumica ishim të lumtur e të qeshur përplot dashuri dhe dinjitet, duke marrë nga nektari i nënës natyrë të mirat që Perëndia na i ofroi, ne njerëzve. Ajo na dha gojë për të folë, sy për të parë begatitë dhe mrekullitë, që vetëm Zoti me madhërinë e tij diti e mundi t’i bëjë për ne njerëzit.
Duke qenë se pasuritë dhe resurset nuk janë të ndara njësoj në tërë botën, ne mbetëm gjithnjë të ndarë në mes atyre që kanë shumë apo tepër dhe të tjerëve, që nuk kanë asgjë, madje as edhe një pikë uji për të lagur buzët.
Kështu jetuam për shumë vite e dekada. Një pakicë njerëzish jetojnë në lukse të tepruara dhe një shumicë tjerësh janë skamnorë gjer në skaj, të shtypur e të përbuzur nga shtresa tjetër, që nuk ua din hallin kurrë atyre që vetëm ekzistonin. Marrë para sysh të gjitha këto fakte, besoj se është koha që të gjithë duhet ta kuptojmë njëherë e mirë se Perëndia na fali të gjithëve njësoj, por ne u bëmë aq grabitçarë, morëm jo vetëm më shumë sesa na duhet, por deshëm ta gllabërojmë çdo gjë, për të mos u ndalur kurrë.
Ne me sytë tanë po dëgjijmë e shohim përditë lajme dhe informata në rrjetet sociale, nga më të tmerrshmet për miliona refugjatë, që bredhin rrugëve të botës në kërkim të një jete më të mirë dhe rallëkush ndalet, së paku për të parë apo dëgjuar se çfarë po ndodhë.
Kur është kështu, doemos se nuk mund të presim ditë të mira, dhe kjo se po përjetojmë sot, s’do mend se duhet të jetë një dënim i përbashkët për tërë njerëzimin.
Sot, rreth katër miliardë e gjysmë njerëz në tërë botën “rrijmë të heshtur”, jemi të mbyllur në karantinë, me sy të hapur drejt rrjeteve sociale, të interesuar më shumë se kurrë edhe për fatet e njëri- tjetrit. Sot, mbase për herë të parë në historinë moderne, jemi të gjithë njësoj, bujku e muratori, akademiku e punëtori, mësimdhënësi dhe saldatori, i pasuri dhe skamnori etj. etj.
Sot, nuk ka më superfuqi botërore e as ushtarake që mund të maten me pandeminë që për pak ditë ia ndali frymën tërë njerëzimit, i bëri një, i bëri të mendojnë edhe për të tjerët përreth. Sot, gjyshi nuk guxon ta takojë nipin dhe mbesën, djalin dhe vajzën, apo familjen dhe farefisin e gjerë me të cilë t ishim larguar aq shumë për shumë vite, dhe atë, me vetë dëshirën tonë.
Sot, e kuptuam njëherë e mirë se shëndeti na qenka gjëja më e rendësishme në jetë, jo paraja, jo luksi, as veturat, as veshjet e darkat e shtrenjta, as shëtitjet nëpër botë e tj. Tashmë të gjithë rrimë në nderim dhe të gatshëm për të duartrokitur mantelbardhët anekend botës.
Le të lutemi të tanë bashkë,se tërë kjo te jetë e shkuar dhe e harruar,dhe se ne do e shohim ndryshe nje realitet te ri e të mbarë për të gjithë njerëzimin.
Zoti ju ruajtë e ju bekoftë me mbarësi!
Sahit Shala Prill 2020
“””””””””””””””
BENI I VOGËL
L'immagine può contenere: 1 persona
U afrua me kujdes
Që ta pyesë mësuesin e ti’
Për ditë të shkollës i pëlqente
T ‘recitojë ndoj poezi
Mësuesi Benin e përkëdheli
Dhe i foli me kujdes
-Ben, që nesër do ta zgjedhi
Poezinë që do ta kesh
U gëzua pa masë djali
Dhe tërë natën po mendonte
S’e zu gjumi gjer n ‘mëngjes
Mendohej si do t’i shkonte
Kur të nesërmen shkoi në shkollë
Beni vrik shkoi te mësuesi
Laps e letër mbante në dorë
Kishte frikë se do t’i humbi
Ai tash di vjershe për atdhene
e mësoi me shumë kënaqësi
për te madhin Skënderbe
e për shumë trima pas tij!
“””””””””””””””
TE FALEM O PERËNDI!
Të falem ty, o Perëndi,
Që me çdo gjë na begatove
Çdo gjë që i fale qenies njeri,
Me grimca dhe pika, vetë e gatove
Ka shumë nga ne që s’e kuptojnë
Se jeta u ikën në gllabërim
Në vend të së mirës, hiçin e çmojnë
Zgjedhin të liga ne pa mbarim
Jo për hiçgjë na u dha vetëdija
Ne, njerëzisë, krijesë në vete
Kafshatë e madhe, apo mëria
Gati na bëri ta hamë vetëveten!
(Zoti ju ruajtë miq!)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.