9.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Sajmir Çoku

Mund të jetë një imazh i Sajmir Çoku

Mësoje o njeri..

Mos përçmo o njeri.
Ngasjen e djallit mos e qas.
Sepse më gjatë se ty o njeri.
Rron ndyrësia që len më pas.
Askush nuk i ka dy jetë.
Një kemi, duhet ta vlerësojmë.
Çdo ditë me dashuri e dinjitet.
Si të ishte e fundit le ta shijojmë.
E pra mësoje o njeri.
Që s’mund të jesh i përsosur.
Se ke vënë ca pasuri.
Me ndërgjegje të baltosur.
Asgjë s’do gjejmë përtej kësaj bote.
As pendim, as falje e as mëshirë.
Përveç një lukunie me krimba toke.
Që po na pret për një gosti të mirë..

Sajmir Çoku 17-Tetor-2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.