9.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Sajmir Çoku

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe teksti
Mëngjez i përlotur..
Gati përditë malli më zgjon.
Mëngjezeve me emrin tënd.
Zemra fort më gufon.
Kur hapi sytë e s’shoh askënd.
Eh, sa mall kam nga gjumi të ngrihesha.
Me atë pëshpëritjen, “zgjohu moj nanë..”.
Edhe sikur në ferr le të digjesha.
Veç të të kisha edhe njëherë pranë.
Gjithçka do jepja për një përqafim.
Në gjoksin tënd të tretesha i rrokur.
Dje ishe loti i gëzimit tim.
Ndërsa sot mëngjez i përlotur..
Sajmir Çoku 21-Tetor-2021
“”””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Requiem për Nënën..
Në vetminë e trishtë mes dhimbjesh.
Loti i mallit m’përflaket ndër sy.
Shpirti kërruset i lodhur kujtimesh.
Nga pesha e viteve të lumtura me ty.
Do kalojnë vite apo dekada s’e di.
Sa ç’mund të rrojë një zemër e zhuritur.
Derisa të piqemi bashkë në përjetësi.
Për puthjet tuaja do mbetem i uritur..
Herët a vonë do kthehem tek ti.
Prandaj të lutem më ruaj pak vënd.
Të prehem pranë teje si dikur fëmijë.
Me kokën mbështetur në prehërin tënd..
Që ti prapë me flokët e mi të luash.
Me duar të mi ledhatosh butësisht.
E me zërin e shpirtit tënd të më thuash.
Të dua biri im, të dua pafundësisht..
S.Ç. 20-Tetor-2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.