Politikani më imoral.
Çirret sot për ndershmërinë.
Si një lavire e përdalë.
Që betohet për virgjërinë..
Vajza të veshura si reklama seksit.
Djem të dehur prej degjenerimit.
Nga lakmia për trampolina suksesit.
Qurraviten pishinave të poshtërimit..
Në kështjellat e egoizmit.
Përpëlitet lumturia.
Nën vargojt e cinizmit.
Po jep shpirt mirësia..
Fëmija që është i rritur.
Nën hijen e prindit të vet.
Gjithmonë mbetet i pa ditur.
Të gjejë rrugën e tij në jetë..
Sado të kesh vuajtur.
Të rritësh fëmijë.
Shpërblimi më i mundur.
Do plakesh në vetmi..
Sajmir Çoku 19-Nentor 2021