Oaza e amshimit..
Përendem gjithandej pareshtur.
Përmes kësaj mbretërie pikëllimi.
Që më shumë se një qytet i heshtur.
Më ngjan me një oazë amshimi.
Ndanë rruginave drejtvizore.
Për shumë vite e dekada.
Krijesat më të dashura njerëzore.
Prehen këtu me breza e gjenerata.
Më të shtrenjtët që desha së gjalli.
Erdha për ti vizituar sot.
Me sy të njomur nga loti i mallit.
Kohën mbrapa ma kthejnë shumë mot.
E ndërsa ecja me hapa t’ngadalta.
Rrahjet e zemres mu bënë të shpeshta.
Tek shihja portrete të porcelanta.
Dhe tatuazhe të mermerta.
Rrëzë qiparisit një kortezh njerëzor.
Po përcjell me ritualin e dheut.
Një banor të ri qiellor.
Që trupin e vet tokës ja riktheu.
Në këtë vend ku perëndon jeta.
Mes këtyre varreve të zbukuruar.
Si kopertina librash të vjetra.
Një ditë kam për të pëfunduar..
Sajmir Çoku 26-Janar-2022