12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Sajmir Çoku

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

“Cikël emocional..”

——————————

Etyd..
Përmes dhimbjes edhe lotëve.
Rron në zemër një dashuri.
Kujtimet e përgjumura moteve.
Zgjojnë veç mall dhe poezi..
==========
Stacione kujtimesh..
Treni i mallit serbes rrugëton.
Plot dhimbje gjarpëron shinash.
Nëpër stacione kujtimesh gulçon.
Me sirenë psherëtimash..
==========
S’e di..
S’e di çfarë ti rrëfej kësaj nate.
Ku yjet dhe hëna shkëlqejnë plot nur.
Ndoshta një ëndërr nga kjo jetë bajate.
Apo një dashuri të bukur dikur..
==========
Stinë Lamtumirash..
Me shkëlqime boshe.
Dhe pështjellime dëshirash.
Qënka kjo vjeshtë moshe.
Një stinë lamtumirash..
==========
Serenatë..
Një kitarë e braktisur.
Varur atje në mur.
Me vargje qëndisur.
Këndonte ajo dikur..
==========
Yjet..
Thëngjijtë qiellorë.
Që llamburitin errësirës.
Janë shpirtrat njerëzorë.
Që digjen prej lamtumirës..
==========
Melankoli..
Pambarim kthesash.
Rrugëve të trishtimit.
Ura të shembura shpresash.
Rrëkeve të ngashërimit.
Dhimbje lamtumirash.
Ndarje pa kuptim.
Varreza dëshirash.
Prehen në zhgënjim..

Sajmir Çoku 06-Prill-2021

“”””””””””””””””””””””

Flakë shpirti..
Kujtimet më të bukura që ruaj prej teje.
Dhe as sytë e mi të mbushur me lot.
Flakën e shpirtit brënda meje.
Nuk arrijnë ta shuajnë dot..

Sajmir Çoku 8-Mars-2022

“””””””””””””””””””””””””

Përsëri mes ngashërimesh.
8 Marsin s’po rri pa ta kujtuar.
Dje ishe prelud ngazëllimesh.
Sot një poemë e pa përfunduar..

S.Ç. 8-Mars-2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.