E vështirë gati e pamundur.
Qënka të ringrihesh përsëri.
Kur nuk ke asgjë për të humbur.
Përveç dinjitetit si njeri.
Të heqësh dorë nga dashuria.
Do të thotë të rrosh me kujtimet.
Më e rëndë sesa vetmia.
Është makthi nga zhgënjimet.
Dashuritë e vërteta.
Thonë se zgjasin përgjithmonë.
Atë çfarë s’e bën dot jeta.
Mbase vdekja i bashkon..
Sajmir Çoku 24-Shtator 2021
“”””””””””””””””””””””””””””
Qielli u nxi me retë e trishtimit.
Era ofshan skutave të zbrazëta.
Litarë-litarë bien prej dëshpërimit.
Lotët e dashurive të lashta..